Shprehjet që s’duhet t’ua thoni kurrë fëmijëve sepse i dëmtoni mendërisht

Ja disa nga shprehjet që nuk duhet t’ua thoni fëmijëve. Sipas psikologëve, këto shprehje i dëmtojnë ata mendërisht:

“Je shumë i ndjeshëm, si do ecësh në jetë”.

Sipas psikologëve, kjo është një shprehje shumë e gabuar dhe nuk duhet t’u thuhet asnjëherë fëmijëve. Fëmijët e formojnë karakterin e tyre që në vogëli dhe disa janë më të ndjeshëm se të tjerët. Nëse ju ua vini në pah këtë pjesë të karakterit, ata do të privohen në marrëdhënie me të tjerët. Duhet t’i mësoni fëmijët që t’i menaxhojnë emocionet e tyre dhe jo t’ua shfaqni ato si defekt.

“Kjo është jeta”.

Nëse fëmija vjen në shtëpi i mërzitur për shkak të një zënke me shokët apo një note të keqe, nuk duhet të përdorni asnjëherë shprehjen “epo, kjo është jeta”. Kjo do ta ndrydhte fëmijën për të provuar ndjesi të reja dhe do të mendonte se jeta është e mbushur me ngjarje të mërzitshme.

“Të kam thënë të bësh kështu”.

Mundohuni t’i këshilloni fëmijët, dhe jo t’i urdhëroni ata. Nëse bëjnë gabim, mos u tregoni autoritar ndaj tyre. Ndjesia e autoritetit dhe ashpërsisë do t’i shoqërojë fëmijët gjatë gjithë jetës.

“Qepe gojën, Pusho!”

Sipas psikologëve, ndjesia më e keqe e fëmijëve është kur prindërit u bërtasin apo i ofendojnë. Ata ndihen të ndrydhur dhe kanë më shumë gjasa të izolohen në botën e tyre dhe e kanë më të vështirë të përshtaten me shoqërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button