Gjykimi për “shuplakat ndaj Zhernovskit”, është caktuar për 21 nëntor

Gjykata Penale e Shkupit, njofton se rasti i parë i cili ka të bëjë me “shuplakat e porositura ndaj Zhernovskit”, do të hyjë në gjykim më 21 nëntor të këtij viti. Nga atje gjithashtu njoftojnë se, gjyqtari të cilit i është caktuar propozim akuza e PSP-së kundër 14 personave,  tashmë ka formuar subjektin dhe ka caktuar gjykimin, njofton Portalb.

Përndryshe, PSP e ka paraqitur propozim akuzën deri te gjykata më 15 shtator, gjegjësisht në përvjetorin e formimit të saj edhe atë kundër 14 personave prej të cilëve 5 persona janë akuzuar si nxitës dhe 9 persona si kryerësit direkt të dhunës. Këta persona në propozim akuzën janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”’ në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013. Përveç kësaj akuze, PSP ka ngritur edhe një akuzë tjetër e cila lidhet me shkatërrimin dhe asgjësimin e pajisjeve për përgjim, por dhe dokumentacionit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button