Të dyshuarit e rastit “Arka”, sot do të dëgjohen në Gjykatë

Gjykata Themelore sot ka dërguar ftesa për dëgjim deri te personat e dyshuar të lëndës “Arka”, të cilën të mërkurën e hapi Prokuroria Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.

“Gjykatësit e departamentit të procedurës paraprake, duke vepruar me dy propozime – propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për një person dhe propozimit për caktimin e masës për kujdes ndaj tre personave, të Prokurorisë Speciale Publike, të rastit “Arka”, kanë dërguar ftesa deri te palët dhe deri te personat të cilët janë të përfshirë në propozimet dhe është caktuar dëgjim i tyre i cili do të duhet të kryhet gjatë ditës.

Në marrjen në pyetje duhet të jetë i pranishëm edhe një prokuror nga PSP-ja, i cili duhet të shpjegojë se pse kërkohet masa e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit. Pas marrjes në pyetje të dyshuarit, gjykata duhet të vendosë nëse do t’i caktojë masën e arrestit.

Gjithashtu, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është dorëzuar kërkesë për masë të përkohshme dhe udhëheqjen e llogarinë e transaksionit të personit juridik “Finzi” SHPKNJP Shkup, transmeton Portalb.

Përndryshe, (PSP), dje pasdite i ka dorëzuar në Gjykatë, në formë të kopjuar dëshmitë për personat të përfshirë në lëndën “Arka”.

Përndryshe, më 28 shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale e hap rastin e gjashtë, nën emrin e koduar “Arka”, ku dyshohet se  4 persona – zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë dëmtuar buxhetin e shtetit të Maqedonisë për pasurim personal.

LEXO:

“Arka” – 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)
PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)
Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” 
Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)
Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim
Rasti “Titanik” 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njëjtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button