Trump, humb 800 mln $ brenda një viti

Kohë më parë, Donald Trump tha se një pjesë e bukur e personalitetit të tij është se ka shumë pasuri, por sipas revistës “Forbes”, kjo pasuri është shumë më e vogël se një vit më parë.

Revista, e specializuar në përllogaritjen e pasurive të miliarderëve në botë, shkruan se pasuria personale e kandidatit për shtëpinë e bardhë është reduktuar me 800 milion dollarë që prej vitit 2015.

Sipas “Forbes”, aktualisht, Trump ka një pasuri prej 3,7 miliardë dollarësh. Në artikull shkruhet se kjo humbje është shkaktuar kryesisht nga ulja e vlerës së tregut të pronave në Nju Jork. “Forbes” sqaron se shumë ndërtesa të Trump kanë humbur vlerë dhe kjo është përkthyer në humbjen milionere.

Dikur Trump shkroi një libër që titullohej “Prekja e Midas”, një referencë ndaj mbretit të legjendave që shndërronte në ar gjithçka që prekte dhe këtë e përdori për të thënë se SHBA ka nevojë për dikë që di të bëjë biznes në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë kam të ardhura të jashtëzakonshme. Është koha që ky vend të drejtohet nga dikush që di si të fitojë para”, deklaroi miliarderi njujorkez gjatë debatit të parë me rivalen e tij demokrate Hillary Clinton.

Turmp shpesh dëgjohet të ngulë këmbë se e financon vetë fushatën e tij elektorale dhe nuk është i varur nga donatorët, të cilëve, siç thotë ai, i binden gjithë tjetër që duan të zgjidhen.

Sipas “Forbes”, humbja prej 800 milion dollarësh nuk e bën Trumpin të varfër, por është një shifër e konsiderueshme humbjesh brenda një viti për dikë që pretendon se në biznes nuk ka rivalë. /TCH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button