Francë, rreth 14 përqind e të pastrehëve kanë diplomë universitare

Sipas të dhënave të Institutit Nacional për Statistikë të Francës (INSEE), 14 përqind e të pastrehëve në këtë vend kanë diplomë universitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti njoftoi se në Francë jetojnë 141.000 të pastrehë. Të dhënat tregojnë se të pastrehët e arsimuar në moshë më të avancuar fillojnë të jetojnë në rrugë.

Sipas hulumtimit i cili bazohet në të dhënat e vitit 2012, shumica e të pastrehëve të cilët kanë përfunduar fakultete jetojnë në rrethinën e Parisit. Bëhet fjalë për burra me origjinë nga Afrika, ndërsa kanë studiuar në universitetet franceze.

Nga ana tjetër, të pastrehët janë edhe gratë të cilat kanë migruar në Francë, ndërsa kanë studiuar në vendin amë.

Rreth 15 përqind e të pastrehëve me jetën në rrugë janë takuar që në periudhën e ditëve universitare.

Hulumtimi tregoi se numri i të pastrehëve është dyfishuar në periudhën prej vitit 2001 deri në vitin 2012 dhe se rreth 15 përqind e tyre kanë pasur punë dhe të ardhura të rregullta.

Bëhet e ditur edhe se një numër i madh i atyre që jetojnë në rrugë janë me origjinë nga Ballkani, apo vendet e Evropës Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button