Ademi: Ministrat shqiptarë mund ta bllokojnë ndërtimin e hidrocentralit në Dibër

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë do të bllokojnë ndërtimin e hidrocentralit, nëse vërtetohet se me të do të rrezikohet ambienti jetësor në zonën e Dibrës.

Kështu ka deklaruar për Televizionin Top Channel ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Abdylaqim Ademi duke shtuar se ministrat e kanë njoftuar edhe qeverinë për një hap të këtillë.

“Ne kemi detyruar drejtorin për energjetikë në Republikën e Maqedonisë që të përgatis studim për ndikimin e ambientit jetësorë dhe po presim rezultatet. Nëse analizat tregojnë se ndërtimi i hidrocentralit do të ketë ndikim në ekosistem sigurisht që ne nuk do të lejojmë ndërtimin dhe do të japim mendim negative dhe Qeveria është e njoftuar për këtë”, tha Ademi

Ademi shtoi se do të mbahen debate dhe do të shkëmbehen informacione edhe me Kosovën, Greqinë dhe Shqipërinë me qëllim që ata të jenë të kyçur në proces dhe të japin vërejtjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button