Përmbytjet, Komisioni vonohet në vlerësimin e dëmeve

Kreu i Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, refuzoi të deklarohet para kamerës së Alsat M për t’i sqaruar procedurat e kompensimit të dëmeve, transmeton Alsat-M.

Gjatë një bisede telefonike Alimi tha se nuk e ka ndërmend të prononcohet derisa të mbyllet lista përfundimtare e familjeve të dëmtuara.

Duke i ikur përgjegjësisë ai tha se nuk e kupton këmbënguljen e televizionit Alsat M për të marrë përgjigje mbi këtë çështje, ndërsa në mënyrë ironike tha se kjo procedurë nuk duhet kuptuar si të ishte një konkurs ku banorët duhet të konkurrojnë.

Banorët nga ana tjetër vazhdojnë të ankohen për neglizhencë nga ana e shtetit. Është bërë gati 2 muaj që nga përmbytjet ndërkohë që banorët e rrënuar e mbajnë shpirtin gjallë vetëm me 500 euro kompensim deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button