Vrasja e “Shqiponjës”: Dëshmojnë të plagosurit nga ngjarja

Në seancën e sotme për rastin e vrasjes së Xhemail Rexhepit, i njohur në opinion si Komandant Shqiponja kanë dëshmuar 3 dëshmitarë të ngjarjes, dy prej të cilëve edhe ishin të plagosur në përplasen e përgjakshme të 23 korrikut të vitit 2015, raporton Portalb.

Arif Fetai dëshmitari i parë dëshmoi versionin e tij, nga ajo që pa parë në datën kritike të 23 korrikut të vitit 2015.

“Bajram Limani më ka thirrur te lokali, të konsultohemi për partinë. Kur kam shkuar Bajrami ka qenë duke folur në telefon me dikë, tani me një tjetër, … pastaj ka ardhur Xhemail Rexhepi me shokë. Në ndërkohë në tavolinën tonë erdhi Shefki Rexhepi dhe pyeti Bajram Rexhepin se çfarë po bëni dhe deshi t’i shohë letrat që ishin në tavolinë, pastaj dikush nga banaku i restorantin bërtiti “jashtë”. U bë tollovi për një moment, u ngrita dhe dola jashtë kur nisën krismat dhe më pas nuk kam parë se cfarë ka ndodhur”, tha Fetai.

Dy të plagosurit, Gani Demiri dhe Shefki Rexhepi, treguan ngjarjen në detaje nga ajo se çfarë kanë parë dhe si janë qëlluar nga të armatosurit në ngjarje.

“Me Aqif Halimin shkuam te vendi ku duhej të mbahej mbledhja. Aty ishin edhe shokët tonë tjerë, Xhemaili, Lulzimi, Shpëtimi, Amiri, Shefkiu, … aty ishte edhe Bajram Limani me dy tjerë. Në ndërkohë Amir Latifi ka dalur nga banaku me pistoletë, te tavolina e Bajram Limanit ka qenë Shefki Rexhepi. Aty afër ishte një fëmijë diku 7-8 vjec, kur e pashë fëmijën i kam bërtitur të ikë jashtë. Amiri ka gjuajtur në drejtim të Shefkiut, në atë moment unë u shtanga. Shefkiu e ka kapur Amirin, … pastaj është afruar edhe Xhamili dhe duke u shtyrë kanë rënë në tokë, … plumbat nuk ndaleshin. Na erdhi papritur, të gjithë u hutuam, derisa shtyheshin Bajram Limani prej mbrapa, s’di si e ka nxjerr pistoletën dhe ka gjuajtur Xhemailin. Në atë moment i hutuar s’kam mundu ta shohë gjithë rastin. Kam tentuar që t’ua largojë pistoletën… pastaj jam qëlluar, … mjekët më kanë thënë se nga pjesa e shpinës plumbi ka depërtuar në bark dhe pastaj është ndalur në krahun e majtë. Kam parë që Lulzimi dhe Aqifi ia kanë marrë armën Bajram Limanit, atë moment unë isha i gjunjëzuar. Lulzimi dhe Aqifi më kanë dërguar në spital të Kumanovës, … më pas më kanë transportuar në Shkup. Si kanë shkuar më tutje punë nuk e di”, theksoi Demiri.

“Kur kam shkuar te lokali kam përshëndetur Bajram Limanin dhe të tjerët. I kam pyetur se ku janë njerëzit dhe se çfarë mbledhje është kjo. Për një moment dikush pas meje ka nisur të gjuaj. Jam kthyer dhe kam kapur për dore, pastaj është ngre Xhemaili për të ndihmuar që të mos ndodhë diçka më e madhe. U rrëzuam të tre në tokë. Pastaj kam parë Bajram Limani nga një largësi prej një metër e gjysmë se si gjuan në drejtim tonin. Unë kam tre plagë në trup”, dëshmoi Rexhepi.

Sipas Rexhepit kjo seancë i ngjasonte kuizit dhe jo një seancë të vërtetë gjyqësore, raporton Portalb.

“Lypin shkurt përgjigje, ishte si në kuiz. Patëm disa herë mosmarrëveshje me gjykatësen. Lypin përgjigje të shkurtër. Na kufizonin. Këtu nuk po funksionon drejtësia, por “shefat” Gruevski dhe Aliu”, theksoi Rexhepi.

Familjari i të ndjerit Komandant Shqiponja, Lulzim Aliti, nuk është optimist se epilogu mund të jetë i drejtë.

“Gjithçka është e orkestruar mirë. Nuk besoj që do të ketë epilog të drejtë. Gjithçka do të vendoset në bazë të rregullave që ka vendosur partia në pushtet”, tha Aliti.

Avokatët e mbrojtës, nuk kanë dashur të prononcohen para mediave, duke thënë se lënda është ende në procedurë.

Në rastin e vrasjes së Komandant Shqiponjës, akuzohen dy persona Bajram Limani dhe Amir Latifi.

Seanca e radhës është caktuar më 14 tetor ora 9:30./Portalb

LEXO MË SHUMË:

16.06.2015 – Kumanovë, Bajram Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i degës së BDI-së

23.07.2015 – Kumanovë, vritet komandant Shqiponja

23.07.2016 – Flet i dyshuari për vrasjen, Bajram Limani: Isha në vetëmbrojtje (VIDEO)

27.07.2015 – Vrasja e Komandant Shqiponjës: Të dyshuarit u mbrojtën me heshtje

23.08.2015 – Përkujtohet Komandant Shqiponja

13.09.2015 – Procesi i vështirë i reformave në BDI

24.07.2016 – Lëvizja BESA–Kumanovë: Këto janë dy provokimet më të reja të BDI-së për kumanovarët

27.07.2016- Beteja e fundit e “Komandant Shqiponjës” me drejtësinë e Maqedonisë (Dokument)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button