Spasovski: Bëra 11 ndryshime në MPB për organizimin e zgjedhjeve korrekte

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka deklaruar se e ka shfrytëzuar të drejtën sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe ka bërë 11 ndryshime kadrovike në MPB me qëllim që të organizohen zgjedhje kredibile dhe korrekte në dhjetor, njofton Portalb.

“Në bazë të ndryshimeve  të ligjit për Qeveri, e kam shfrytëzuar të drejtën time për ndryshim të një pjese të strukturës udhëheqëse. Saktësisht kam emëruar 11 udhëheqës të ri në njësitë organizative në përbërjen e MPB-së, 7 në sektorët për Punë të Brendshme dhe 4 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht në departamente të ndryshme”, deklaroi Spasovski.

Ai thotë se ndryshimet i ka bërë në bazë të vlerësimit të tij dhe ekipit, me detyrë të vetme që MPB, deri në zgjedhje të funksionojë në normalitet që të sigurohen zgjedhjet korrekte dhe të besueshme, por edhe që të garantohet siguria e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, Spasovski ka emëruar persona të rinj edhe në Departamentin për Krim të Organizuar, Sektorin për Informata të Fshehta dhe në Njësitin “Alfa”, ndërkaq nëse vlerëson se në të ardhmen do të ketë nevojë, ai sipas ndryshimeve të Marrëveshjes së Përzhinës, ka të drejtë të bëjë edhe 4 ndryshime. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button