Pishtar Lutfiu: Universiteti “Nënë Tereza” gjen shtëpinë

Universiteti “Nënë Tereza” më në fund gjeti, kushtimishit thënë, shtëpinë e vet. Ministri, Pishtar Lutfiu në emisionin “10 Minuta” në Tv21 informoi se Ministria e Arsimit ka vendosur që “Nënë Tereza” të vendoset në objektin e “Universitetit të Evropës Juglindore” në Shkup.

Për “Nënë Terezën” janë ndarë këtë vit 10 milion denarë, kurse sipas ministrit, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar edhe 80 milionë denarë tjera. Universiteti më i ri në vend do të duhet të fillojë punën menjëherë, gjegjësisht prej të hënës.

“Tashmë studentët e ri të universitetit “Nënë Tereza” do të kenë një hapësirë mjaft modeste me kushte të mirëfillta, e cila do të jetë në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore”, deklaroi ministri Lutfiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button