Kiracovski: Të anulohet vlerësimi i administratës së Maqedonisë deri në fund të vitit 2017

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski sot deklaroi se ka ngritur nismë që të anulohet vlerësimi i administratës publike.

“Kam kërkuar ndryshime të ligjit për nëpunës administrativë me procedurë të shkurtuar dhe grup deputetësh që sot do ta parashtrojë propozimin në Kuvend. Është vit zgjedhor, për dy muaj janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nuk lejoj që askush t’u kërcënohet të punësuarve në administratë, sidomos jo me vlerësim shantazhues dhe jologjik”, tha Kiracovski.

Ai sqaroi se me ndryshimet që i ka inicuar kërkohet anulim i zbatimit të ligjit deri në fund të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button