Papunësia në Gjermani në muajin shtator bie nën 6%

Shkalla e papunësisë në Gjermani ka rënë nën 6 përqind në shtator, duke mbajtur të fortë tregun e punës në ekonominë më të madhe në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Federale e Punës tha të enjten se numri i të papunëve në shtator ka rënë për 76.682 persona krahasuar me muajin gusht, ndërkohë që numri i të papunëve në shtet është 2.61 milionë.

Kur u adaptua për faktorët sezonalë të punësimit, shkalla e papunësisë në Gjermani mbeti e palëkundur në 6.1 përqind.

Timo Klein nga kompania “IHS Economics” (Shërbim për Trajtim të Informacionit) thotë se punësimi është ndihmuar nga migrimi nga shtetet e Eurozonës të cilat përballen me vështirësi ekonomike si dhe nga Evropa Lindore.

Fluksi i azilkërkuesve në vitin 2015, kryesisht nga Lindja e Mesme “do të forcojë këtë tendencë gjatë viteve 2016-17 pasi gjithnjë e më shumë njerëz marrin të drejtën e qëndrimit.

Ai thotë më tej se shtimi i migracionit ka ndryshuar Gjermaninë në aspektin afatgjatë dhe se “tani popullata e aftë për punë dhe furnizimi me punë nuk pritet të bie në një të afërme të shpejtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button