Itali, në Liguria miratohet “ligji kundër xhamisë”

 Këshilltarët rajonal në Liguria, në veriperëndim të Italisë, kanë miratuar një sërë masash të cilat në mënyrë drastike kufizojnë lirinë e ndërtimit të objekteve të reja fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse ndalimi nuk është drejtuar ndaj ndonjë feje të caktuar, politikanë që kundërshtojnë miratimin e një vendimi të tillë pohojnë se ai padrejtësisht ka të bëjë me muslimanët, ndërsa shumë media italiane e quajnë “ligji kundër xhamisë”.

Në këtë ligji janë futur kritere kufizuese për ndërtimin e objekteve të reja të adhurimit, ndërsa autoriteteve rajonale u janë dhënë kompetence të mëdha që të vendosin për vendndodhjen dhe pamjen e objekteve fetare. Sipas ligjit, çdo plan i ri i ndërtimit duhet të jetë në përputhje me kriteret e “korrespondencës arkitektonike dhe dimensionale me peizazhin në Liguria”. Mediat italiane shkruajnë se përshkrim i tillë i minareve mund të perceptohet “jo-Ligurian”.

Gjithashtu, sipas këtij ligji lejohet mbajtja e referendumit në komunat ku është planifikuar ndërtimi i objekteve të reja fetare, ku banorët do të vendosin për këtë çështje.

Ndryshimet në ligjin të cilat ishin propozuar nga partia e Ligës së Veriut, janë mbështetur nga 16 këshilltarë, ndërsa 15 prej tyre ishin kundër, raportojnë mediat italiane.

Mbajtja e referendumi ndoshta mund të shkaktojë probleme, pasi Kushtetuta italiane nuk lejon mbajtjen e referendumit për çështje “që lidhen me individin ose grupe të caktuara të individëve”, kështu që shprehja e mendimit për çështjet e ndërtimit të objekteve fetare mund të shkel kushtetutën.

Islami është feja e vetme e madhe që nuk ka status zyrtar në Itali, pavarësisht se sipas vlerësimeve në vend jetojnë rreth një milion muslimanë.

Xhamitë janë të rralla në Itali, edhe pse aktualisht xhamia më e madhe në Evropë ndodhet në Romë. Shumica e muslimanëve që jetojnë në Itali luten në objekte të adaptuara që janë marrë me qira nga autoritetet lokale ose nga qiradhënësit privatë.

Qeveria italiane në janar njoftoi formimin e një këshilli të veçantë, i cili do të përbëhet nga dijetarët dhe ekspertë islam, për integrimin më të mirë të komunitetit musliman në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button