Të gjithë duan ta fusin nën kontroll: pse është Halepi kaq me rëndësi?

Analistët po konsiderojnë me gjasë, fillimin e betejës së fundit për atë qytet kyç, shkruan BBC.

Halepi është i rëndësishëm. Është një nga qendrat e pakta urbane të cilën forcat antiqveritare siriane po e mbajnë pjesërisht nën kontroll.

Para luftës Halepi ka qenë qendër e madhe komerciale e Sirisë, dhe si e tillë paraqet një rëndësi strategjike dhe psikologjike.

aleppo-war-before-after-12

Për aq kohë sa pjesët e qytetit të jenë nën kontrollin e kryengritësve, Halepi do të jetë gjemb në sy të qeverisë. Në rast se forcat qeveritare e marrin tërësisht atë,  ky do të ishte një hap i rëndësishëm në arritjen e një objektivi strategjik rus: forcimi i pozitës së Bashar Essedit si dhe shëndrrimin e tij në një faktor me të cilin do të duhej të arrihen marrëveshjeje paqeje në të ardhmën.

Kështu, gjatë këtij viti, forcat siriane bashkë me forcat e ndryshme pro-iraniane, nisën një ofensivë e cila ka rezultuar me rrethimin e pjesës lindore të qytetit të ndodhur nën kontrollin e kryengritësve.

Kohë më pas, këta të fundit kundërreaguan duke arritur të këpusin komunikimin kryesor me pjesën jug-perëndimore të Halepit, e duke rrethuar kështu zonën e cila ndodhej e kontrolluar nga forcat qeveritare.

Kjo do të thotë që secila anë e mban territorin e anës tjetër nën rrezik. Por krerët ushtarakë sirianë dhe rusë, tashmë kanë vendosur që të zgjedhin problemin e Halepit njëherë e përgjithmonë.

before-after-war-photos-aleppo-syria-fb1__700

Ndërkohë, në qytetin e shkatërruar civilët janë bllokuar në të dyja anët. Në zonën nën kontrollin e qeverisë, në perëndim, jetojnë 1.2 milion banorë. Ndërsa në atë lindore 250.000 sosh. Shënjestrimi i objekteve shëndetësore dhe civile nga forcat qeveritare shton edhe një element tjetër të tmerrit të situatës atje.

Fakti që ofensiva e re po ndodhë pas dështimit të armëpushimit të arritur pas nja marëveshjeje mes Rusisë dhe SHBA, është po ashtu me rëndësi. Kjo pauzë siç duket u ka shërbyer forcave qeveritare për konsolidim, ripozicionim, si dhe për grumbullimin e informatave të rëndësishme të intelegjencës.

Situata ushtarake në terren, megjithatë është e komplikuar. Në të kaluarën, me gjithë ndihmën ajrore ruse, forcat qeveritare nuk kanë pasur fuqi për goditjen finale. Grupet e kryengritësve kanë arritur që sjellin forca të freskëta në qytet nga rrethina duke sfiduar çdo ofensivë qeveritare duke organizuar njëkohësisht sulme kundër forcave qeveritare. Nuk dihet me siguri nëse një strategji e këtillë do t’u ecë edhe  kësaj radhe.

Halepi, epiqendra e tanishme siriane, në anën tjetër ka tërhequr dhe mund të tërheqë shumë “lojtarë” të jashtëm.

Rusia është e përfshirë në lojë tashmë përmes sulmeve ajrore, dhe ka gjasë të përfshihet dhe në sulme ushtarake tokësore.

Hezbollahu dhe ushtarë tjerë pro-iranianë tashmë po mbështesin forcat e Essedit, ndërsa Turqia mund të përfshihet në mënyrë më efektive në krah të focave antiqeveritare.

Nga ana tjetër, dështimi i armëpushimit mund të inkurajojë kryengritësit që të kërkojnë ndihmë në mesin e grupeve ekstremiste. Andaj, shkruan BBC, kjo betejë do të mund të shërbejë si pikë kthese për ndonjërën nga palët.The-Old-Souk-in-Aleppo-001

Vetë Essedi është kuptuar qartë se nuk ka muskuj për të marrë Halepin. Në  një skenar i tillë, thonë analistët britanikë, rezultat do të mund të ishte statusquo me nivel më të lartë të shkatërrimit dhe numër më të madh të viktimave, që deri më tani kanë shnuar 300.000. Ndërsa ata që kanë mbetur gjallë, jetojnë në kushte katastrofale.

Qyteti i Halepit, i njohur si një prej vendbanimeve më të vjetra në botë, e njohur në kohën e lulëzimit të saj për kalanë e vjetër të mbrojtur nga Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sot është vetëm një gërmadhë. /Marrë nga Tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button