Gjykata Themelore Shkup 1 refuzon kërkesën e PSP-së pasi nuk kanë mundur ta hapin dokumentin

E përditësuar  

Gjykata Themelore Shkup 1 nuk i ka pranuar dhe i ka kthyer prapë kërkesat e PSP-së, për caktimin e masës së kujdesit për tre persona dhe paraburgim për të katërtin për rastin “Arka” me arsyetimin se nuk kanë mundur ti hapin dëshmitë në dokumentet sepse janë të koduara.

Dëshmitë janë dorëzuar në formë elektronike përmes USB-së të cilën gjykatësit e caktuar nuk kanë mundur ta hapin, njoftoi Gjykata.

Për këtë është njoftuar Prokuroria Speciale nga e cila është marrë përgjigjja se gjykatësit duhet ta marrin parasysh propozimin e dërguar te ata ndërsa shqyrtimi i dëshmive do të mund të bëhet së bashku në prani të përfaqësuesve të PSP-së.

Nga kjo, Gjykata e ka quajtur të papranueshme kërkesën e PSP-së.

**********************************************************************************************

Sot në Gjykatën themelore Shkup 1 duhet të merret në pyetje i dyshuari në rastin “Arka”, për të cilin PSP ka kërkuar masën e paraburgimit, njofton Portalb.mk

Në marrjen në pyetje duhet të jetë i pranishëm edhe një prokuror nga PSP-ja, i cili duhet të shpjegojë se pse kërkohet masa e paraburgimit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarit, gjykata duhet të vendosë nëse do t’i caktojë masën e arrestit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse Gjykata Themelore Shkupi 1 do të veprojë sipas ligjit, pasi ajo ende heshtë ndërsa kërkesa i është dërguar që dje.

Me kërkesën në fjalë, PSP-ja kërkoi caktimin e masës së kujdesit dhe vëmendjes për tre persona të dyshuar, për të cilët nga Gjykata duhet t’u merren edhe dokumentet e udhëtimit, ndërsa për personin e katërt kërkoi masën e paraburgimit.

“Njëkohësisht për një të dyshuar është kërkuar të paracaktohet masa e paraburgimit, për shkak se rrezikon të arratiset, ka baza për t’u frikësuar se personi do ta pengojë procedurën penale dhe për shkak të ekzistimit të rrethanave speciale, që justifikojnë frikën se personi do ta përsërisë veprën” thuhet në njoftimin e PSP-së.

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është dorëzuar kërkesë për masë të përkohshme dhe udhëheqjen e llogarinë e transaksionit të personit juridik “Finzi” SHPKNJP Shkup.

4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike ka zbuluar se kanë hapur lëndë me emrin “Arka”, ku dyshohet se 4 persona – zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë dëmtuar  buxhetin e shtetit të Maqedonisë për pasurim personal, raporton Portalb.mk.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se përmes keqpërdorimit të pozitave, funksionarët e kanë shfrytëzuar funksionin e tyre për pasurim personal dhe për përfitim të të mirave pronësore”, tha prokurorja e PSP-së Fatime Fetai.

Sipas PSP, ka dyshime se të dyshuarit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në periudhën prej  2010 deri më vitin 2015, duke dëmtuar buxhetin e Maqedonisë duke zhvatur 862.045 euro!

Furnizimi i pajisjes kinse për nevoja të MPB-së është kryer përmes firmës “Finzi Dooel- Shkup’, pronësi  e Kosta Kërpaç i cili u gjend i vrarë apo u vetëvra, shkaqet e vdekjes që ende nuk dihen.  Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi se në këtë lëndë, dhe në disa tjera ka ndihmuar Kërpaç.

“Në vend që pajisjet të blihen direkt nga Britania e Maqedonia, ku kanë qenë më të lira, personat e akuzuar këtë e kanë bërë përmes një kompanie tjetër “Finzi”, drejtues i së cilës një kohë ishte një familjar i të akuzuarit të tretë, e cila pajisjen e kishte blerë para se të shpallet tenderi nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pasi janë marrë vesh, dy të akuzuarit e parë kanë kërkuar nga dëshmitari i punësuar në MPB që të blejë pajisjen nga Britania e Madhe, e cila më pas i është stërshitur sektorit të brendshëm, ndërsa kontrata tjetër ka të bëjë edhe me mirëmbajtjen e tyre me një çmim që po ashtu dëmonte buxhetin e shtetit”, ka deklaruar prokurorja speciale, Fatime Fetai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button