Xhiro e tetë nën ritmin e barazimeve dhe befasive (VIDEO)

Java e tetë e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll ka sjellë ndeshje mjaft interesante dhe disa derbi në letër, e që në bazë të rezultateve doli të jetë ashtu.

Derbi i javës është luajtur në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës që është ndalur në shifra të barabarta 1:1. Duhej të kalojnë 49 minuta që të zhbllokohet rezultati, kur për Shkëndijën shënoi braziliani Zhunior. Renova në vazhdim u hodh në kërkim të barazimit dhe në minutën e 63-të pas presionit me tre raste të njëpasnjëshme, ishte Musliu që barazoi shifrat në 1:1.

Duel nga ndeshja Shkëndija - Renova
Duel nga ndeshja Shkëndija – Renova

Në ndërkohë në stadiumin e Çairit në Shkup, është luajtur gjithashtu një ndeshje shumë interesanten mes Shkupit dhe Sileksit. Edhe pse Shkupi ishte dominuese me shumë raste për të shënuar edhe këtu ndeshja nuk ka shkuar më shumë se në barazimin 1:1.

Pas shumë tentimeve Shkupi shënoi me anë të Florent Osmanit në minutën e 38-të, ndërsa Sileksi shpëtoi nga disfata, apo më mirë thënë i vodhi pikë Shkupit vetëm shtatë minuta para fundit të ndeshjes kur Gucev shënoi për të barazuar shifrat.

Në Shkup gjithashtu është luajtur një tjetër derbi, ai në mes Vardarit dhe Pelisterit që kishte epilogun si ndeshjet në Çair dhe Tetovë me barazim 1:1. Ndërkohë befasia më e madhe ka ndodhur në duelin Bregallnica – Makedonija Gj.P, ku këta të fundit fituan me rezultat 2:1 por edhe Pobeda e ka tronditur Rabotniçkin duke e mundur gjithashtu me rezultat 2:1.

Java e nëntë luhet të dielën 02.10.2016 me fillim në orën 15:00 ku do të takohen:

Makedonija GjP – Shkupi, Pelisteri – Shkëndija, Renova – Pobeda, Sileksi – Vardari dhe Rabotniçki – Bregallnica .

TABELA: 1) Vardari 18 pikë, 2) Shkëndija 14, 3) Pelisteri 12, 4) Rabotniçki 12, 5) Renova 11, 6) Sileksi 10,

7) Pobeda 8, 8) Shkupi 6, 9) Bregallnica 6, 10) Makedonija Gj.P. 6 pikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button