Maqedonia ka 29 doktorë shkencash dhe 889 magjistra të papunësuar

Të dhënat e muajit gusht të Agjencisë për punësim tregojnë se gjithsej 12.952 persona me arsim të lartë nuk janë të punësuar, ndërkaq 30.688 persona me arsim të mesëm janë gjithashtu të papunësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e të papunëve janë pa arsim, ose me arsim fillor. Në këtë kategori ka gjithsej 43.466 pesona, ndërkaq me arsim të papërfunduar, punë kërkojnë 14.146 persona. Pa punë janë 29 doktorë shkencas, si edhe 889 magjistra.

Më së shumëti të papunë ka në Shkup (16.438), pastaj në Tetovë (13.330), Manastir (5866). Numri më i madh i të papunëve janë meshkuj (61.188), kurse 42.754 janë femra, ose në përgjithsi të papunë janë 103.942 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button