Helm dhe vetëm helm nga pushteti i BDI-së

Njëra ndër betejat më të rëndësishme për Tetovën është ndotja e ajrit nga kombinati “Jugohrom”, i cili hiç pa ndal lëshon tym duke helmuar kështu qytetarët e Pollogut. Asgjë nuk është më e rëndësishme në këtë jetë se ajri i pastër, prandaj shqetsimi ynë është të dalim në mbrojtje të ajrit dhe ta ndalojmë sa më shumë që të mundet këtë tragjedi që po na vret. Kombinati “Jugohrom” është bë rrezik potencial për jetën e qytetarëve të Pollogut, ndërsa qeveria nuk e sheh të arsyeshme të reagoj për ta ndaluar këtë rrezik të përgjithshëm që u kanoset shëndetit të nënave dhe fëmijëve tonë. Kombinati “Jugohromi” tymon hiç pa ndal, ndërsa qytetarët e Tetovës flejnë rehat duke mos e alarmuar situatën e cila po vret në heshtje. Fajtor për këtë gjendje është direkt qeveria e cila po ia zgjat jetën “Jugohromit” duke i dhënë afate shtes për ti vëndu filtrat, ndërsa pushteti po e injoron kërkesat e sektorit civil për vendosjen e filtrave, duke mos mar asnjë iniciativë për ndryshimin e gjendjes katastrofale të Pollogut.

Pollogu vazhdon të mbytet nga helmi i “Jugohromit”, ku pasojat direkte do ti ndjejmë të gjithë ne qytetarët, nënat, fëmijët dhe gjithkush tjetër, ndërsa pushteti sheh rastin në fjalë sikurse një skenë teatri, ku aktorët janë vet ata. Gjendja është mjaft dramatike, ndërsa është e çuditshme se si partia shqiptare në pushtet BDI, përmes një dublifikimi të një ministri ironik që ironizon madje edhe me pyetjet e gazetarëve nga mendjemadhësia e fëmijërisë së tij për çështjen e “Jugohromit”, pasi zgjidhjen nuk di ta gjeje, sepse është dublifikues i vendit ku është emëruar, dhe kështu zgjidhja nga ky ministër mbetet veç një ëndërr. Ai veç ironisë që ka, sigurisht se atë edhe nuk e vret ndërgjegjja për të marrë masat e duhura për parandalimin e kësaj tragjedie që në heshtje po i prek qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ta ngren zërin dhe vetëdijen e tyre për ajrin e ndotur nga kombinati “Jugohrom”, pasi Tetova me rethinë nuk është vend i fëmijëve të lumtur qeveritar ku mund të dëfrehen ata por është vend ku jetojnë një masë e konsiderueshme e popullsisë. Prandaj apelojmë të të gjithë të jenë më të përgjegjshme ndaj kësaj gjendje, duke e alarmuar situatën me mekanizmat që i ofrohen lëvizjeve të ndryshme qytetare, me përkrahje të strukturave të organizuara politike opozitare, që në fund ta arrijmë ta fitojmë këtë betejë me ajrin, pasi vdekja po troket shumë afër të gjithëve…

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Per tu habit shteti me qellim ne heshtje Helmon QYTETAREt. Kurse politikanet e TE Gjitha partive Shqiptare Nuk Cajn koken E. Pse. SE JEMI Shqiptar. Ku Jan Deputetet TE Gjitha partive. A Nuk e shohin SE Kjo asht krim ndaj Shqiptarve SE ATA Jan shumica e Pollogut. Turp per TE Gjith e sidomos politikanet.

  2. Me duket ss njoni para do kohe pat thone se ujti helm ka me ju bo.e erdhi koha qe vetem uji po edhe ajri me u bo helm.nga shkaku i papjekurise se votusve.me shnet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button