Ministri Minovski pret debat demokratik për buxhetin

Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet sot filloi debati për Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Sipas propozimit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 187,6 miliardë denarësh që është për 7,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016. Shpenzimet e përgjithshme janë në nivel prej 206,22 miliardë denarë ose për 4,5 për qind më shumë në krahasim me sivjet. Deficiti buxhetor është paraparë të arrijë 3 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht 18,6 miliardë denarë.

Investimet kapitale janë planifikuar në 26,95 miliardë denarë.

Buxheti është punuar në bazë të projeksionit për rritje të ekonomisë prej 3 për qind, ndërsa inflacioni të mbetet në nivel prej 1 për qind.

Propozimin para anëtarëve e elaboroi ministri i Financave Kiril Minovski i cili tha se debati në Kuvend fillon në rrethana specifike politike.

Ai pret që deputetët ta pranojnë debatin për buxhetin dhe në mënyrë demokratike të shprehin mendimet e tyre rreth tij përmes një debati demokratik.

Propozim-buxheti për vitin 2017 bazohet në tre postulate themelore dhe ato janë zhvillimi i cili bazohet në vlerën e lartë të investimeve kapitale, mbrojtja sociale e kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe zvogëlimi në faza i deficitit buxhetor që të arrihet konsolidim fiskal në afat të mesëm.

Sipas tij, prioritet kryesor buxhetor është mbështetja e sektorit privat sepse, siç tha, është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe është i vetmi i cili mund të krijojë vlerë të re.

Sipas Minoskit, me Buxhetin e propozuar për vitin 2016 ndahet shumë e konsiderueshme për investime kapitale, e cila është më e lartë deri më tani dhe është në drejtim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik.

“Përcaktimi për rritjen e vazhdueshme të investimeve publike viteve të fundit është treguar si i mirë për më shumë sektorë, para se gjithash për ndërtimtarinë dhe industrinë, për këtë nga vitit 2009 e këndej vazhdimisht rritet eksporti i investimeve kapitale në buxhet. Për vitin e ardhshëm kemi projektuar nivel të lartë të investimeve kapitale në vlerë prej 26.954 miliardë denarëve, që është për 4,62 miliardë denarë më shumë nga ky vit ose për 20,7 për qind rritje e investimeve kapitale”, tha Minoski.

Ai shtoi se është parashikuar që vitin e ardhshëm në infrastrukturën rrugore të investohen gjithsej 20,16 miliardë denarë, nga të cilat pjesa më e madhe ose 16.56 miliardë do të realizohen përmes Ndërmarrjes  Publike për Rrugë Shtetërore.

Për shpenzime kapitale për infrastrukturën hekurdhore janë parashikuar 807 milionë denarë, shtoi ai

Për Energjetikën dhe infrastrukturën komunale janë projektuar 3,48 miliardë denarë, për rregullimin e ZZHTI 246 milionë denarë, për sistemin shëndetësor 1,12 miliardë denarë të fokusuara në Qendrën klinike “Nënë Tereza” dhe Spitalin klinik në Shtip. Në arsim, në mbrojtjen e fëmijëve dhe në sport parashikohen 3,25 miliardë denarë, për bujqësinë janë parashikuar  rritje e kaciteteve investuese me vlerë prej 2,22 miliardë denarësh. Përmes programit për përkrahje financiare të zhvillimit rurual janë parashikuar 1,85 miliardë denarë.

Duke theksuar realizimin e Buxhetiti për këtë vit tha se nga janar deri në gusht janë realizuar gjithsej të ardhura me vlerë prej 110,62 miliardë denarësh, që është për 6,5 miliardë denarë ose për 6,2 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë vjet. Janë grumbulluar të ardhura tatimore për 5,13 miliardë denarë ose për 8,4 për qind në krahasim me këtë periudhë të vitit 2015.

Shpenzimet , siç tha, nga janari deri në gusht  sivjet arrijnë 120,44 miliardë denarë që është për 3,5 miliarë ose 3 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Deficiti buxhetor i realizuar nga janari deri në gusht të vitit 2016 arrin 9,8 miliardë denarë, që është për 2,98 miliardë denarë ose 23,3 për qind më pak se deficiti përkatës në vitin 2015.

Debia shtetërore më 30 qershor të vitit 2016, siç tha, arrin 36,9 për qind nga PBV, ndërsa debia publike  në këtë periudhë arrin 54,3 për qind nga BPV-ja.

Debati për Propozim buxhetin për vitin 2017 në Komisionin sipas Rregullores duhet të përfundojë për 10 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button