JA MUNDËSIA PËR KRYEMINISTËR SHQIPTAR NË MAQEDONI!

Ja mundësia e mirë për shqiptarët e Maqedonisë që të kenë kryeministër shqiptar, sa lehtë kjo bëhet, për besë, pa një farë problemi!

Shumë thjesht, pastër e sinqerisht, dhe, atë pa pompozitet, pa zë e në heshtje. Këtë dhuratë mundësie mund t’na japin shqiptarët ortodoksë të Branko Manojllovskit dhe të Branislav Sinadinovskit të Rekës së Madhe.

A thonë këta të dy se në Maqedoni ka më shumë se 200,000 mijë shqiptarë ortodoksë, nëse me të vëtetë e me sinqeritet ka kaq shqiptarë ortodoksë, atëherë, aman, për t’na shpëtuar nga partitë nacionaliste maqedonase le ta krijojnë partinë e shqiptarëve ortodoksë, me emër: POSHM- Partia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë së bashku me partitë tjera shqiptare në koalicion gjatë zgjedhjeve parlamentare, ja fitorja, kryeministri e qeveria e shqiptarëve.

E pastaj shumë më lehtë shqiptarëve ortodoksë ju mundësohet të bëjnë edhe kishën e tyre autoqefale shqiptare. Nëse këta të dy nuk e formojnë partinë e tyre, atëherë të gjitha janë pallavra e gënjeshtra, e kotë është të bisedohet, të shkruhet, të përkrahen këta dy persona si shqiptarë ortodoksë e të tjerë askund.

Të tjerët do t’i përkujtojmë me mall e dhimbje njësoj si Josif Bagerin dhe shqiptarët që ishin të detyruar të ikin në Turqi nga dhuna sërbe, po këta të Rekës do t’i konsiderojmē se u asimiluan në maqedonas nga marraku i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button