Protestë në Tiranë kundër devijimit të lumit Radika

Shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës dhe Tiranës zhvilluan paraditen e sotme një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. Protestuesit kundërshtojnë devijimin e lumit, duke hedhur idenë që të zhvillohet një referendum lokal për këtë çështje.

“Shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin më shumë se sa të huajt. Kjo nuk është lëvizje kundër akujt, por lëvizje pro për tu bashkuar së bashku. Të bëhet referendum lokal, të vendosin qytetarët e Dibrës.”- u shprehën disa nga protestuesit. 

Thirrjet për protestë dhe ftesat për pjesëmarrje janë bërë publike, përmes rrjeteve sociale, ndërsa ato mbështeten edhe nga pushteti lokal i komunës Dibër. 

Ndërkohë në Tiranë është krijuar edhe Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, që ka marrë përsipër sensibilizimin e kësaj çështjeje. “Stop devijimit të Radikës” është një prej parullave që janë vendosur në shumë zona dhe në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se nuk do të lejojnë devijimin e asnjë centimetër/kub të këtij lumi. Ata i bëjnë thirrje për reagim dhe qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të mos lejojnë zyrtarizmin e një projekti të tillë., shkruan ballkanweb.

Protestat u nxitën pas deklaratës më të fundit të zëdhënësit të qeverisë Maqedonase, i cili u shpreh se pavarësisht reagimeve, qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit, për ndërtimin e hidrocentralit të Fushë Lukovës. 

Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në Neë York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane, duke argumentuar dhe dëmet që sjell zbatimi i këtij projekti, jo vetëm në devijimin e ujërave, por dhe në aspektin ekologjik. Një letër zyrtare i është dërguar dhe qeverisë shqiptare, që të mos e firmosë projektin e përbashkët me palën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button