Por jo unë

Është vjeshtë,
Era t’i ledhaton flokët,
por unë jo.

Unë,
unë – i mbrehur,
unë – i pa ëndërruar,
unë – i marrosur,

Ti,
larg,
e trembur!
Ti merr
nga sytë e mi
dashuri “pafe”,
nga buzët e mia,
“jes kez sirum em”,
nga duart e mia,
prekje bujare,
rraskapitje të ngrohtë,
nga shpirti im,
fjalë të përjetshme,
nga zemra ime,
zemra “e gjallëruar sërish”.

Është vjeshtë,
Era t’i ledhaton flokët,
por unë jo.

 

Nga Dr. Jak. B. Tih

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button