Anulohet seanca për raportin e prokurores speciale, Katica Janeva

Kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Vllatko Gjorçev ka anuluar seancën e komisionit për shkaqe teknike si e ka quajtur ai, mungesën e prokurores Katica Janeva.

Gjorçev e ka anuluar këtë seancë për nesër në trë cilën duhet të raportojë edhe kryetari i Prokurorisë Themelore Publike, Marko Zvrlevski.

*******************************************************************************

­ Kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Vllatko Gjorçev, për shkak të mungesës së kushteve të rregullores për punë e caktoi për sot seancën, në të cilën debatohet për Raportin e Prokurorisë speciale publike.

Paraprakisht, prokurorja speciale publike Katica Janeva e braktisi seancën e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, duke deklaruar se do të vijë vetëm në Seancën plenare në të cilën do të shqyrtohet Raporti për punën e Prokurorisë speciale publike.

Janeva tha se nuk do të kthehet më në seancë sepse deputetët i bëjnë malltretim klasik. Paraprakisht, duke e shfrytëzuar mundësinë, si përgjigje të pyetjeve të deputetes Vlladanka Aviroviq, prokurorja dërgoi porosi deri te Gjykata supreme, deri te Këshillit gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorisë publik.

LEXO: Kuvend, në vend të Katicës, Albin Kurti kryefjala e debatit

LEXO: Janeva: Po më malltretoni, po shkoj dhe nuk do të kthehem më

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button