Balancimi i njësive zgjedhore: Dështon grupi i punës

Grupi punues që u formua në Kuvend në tentim për ta balancuar numrin e njësive zgjedhore ka dështuar. Përfaqësuesit e katër partive, PDSH, BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk kanë arritur që t’i përafrojnë qëndrimet e tyre, raporton Portalb.

LEXO: Shkup, grupi punues do të balancojë njësitë zgjedhore në Maqedoni

“Sot kishim koordinim të rregullt. Unë si kryetar i grupit punues njoftova kryetarin e Kuvendin se gjithë të tjerët se nuk ka rezultate pozitive nga takimet e grupit punues. Tani ngel Kuvendi dhe institucionet të cilat duhet të respektojnë ligjin, në të ardhmen të bëjnë harmonizimin e njësive zgjedhore”, tha Rafiz Aliti.

Edhe pse në fillim kishte vullnet që të starton grupi punues, partitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e para rreth harmonizimit të njësive zgjedhore.

“Ne kemi pasur takime si grup punues. Qëndrimet në mes partive janë larg njëra tjetrës. Unë si kryetar i grupit punues kam kërkuar që të respektohet ligji. Pse jemi aq larg me interpretimin është puna me 30 mijë votues. Partitë maqedonase thonë se ata nuk duhet të jenë pjesë e listës zgjedhore, ndërkaq ne mbrojmë të kundërtën. Vlerësojmë se ata kanë të drejtën e votës. Këto i kemi mospajtimet”, deklaroi Aliti, raporton Portalb.

Deputetët qysh në formimin e grupit shprehën rezerva se i njëjti mund të jap ndonjë rezultat konkret.

Komisioni shtetëror zgjedhor ka paralajmëruar Kuvendin e Maqedonisë për disbalancimin e njësive zgjedhore. Në letrën e KSHZ dërguar Kuvendit të Maqedonisë theksohet se Njësia e 6-të zgjedhore kalon kufirin prej 5%, në raport me nenin 4 paragrafi 7 nga Kodi zgjedhor, ndërkaq, numri i votuesve në Njësitë 3 dhe 4 është nën kufirin e lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button