Nesër ortodoksët festojnë festën e Ujit të Bekuar

Mbi 200 qytetarë sivjet do të tentojnë që ta kapin kryqin e shenjtë që nesër pikrisht në mesditë në ujërat e Vardarit në Shkup do ta hedhë arqipeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.Stefan me rastin e festës së madhe krishtere Uji i Bekuar.

Është e njohur se kjo ditë festohej që në shekullin e dytë të erës krishtere. Festa është e lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Jovani, i cili atëherë quhej Pagëzuesi, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Kjo festë quhet edhe Uji i Bekuar. Llogaritet se ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjekë fati, shëndeti dhe mirëqenia.

Uji i Bekuar – 19 janari, në pajtim me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët e fesë ortodokse.

Lajme të ngjashme

Back to top button