Volkswageni nuk është i vetmi prodhues i papastër

Një vit pas skandalit më të madh në histori të automobilizmit, “Dieselgate”, Volkswagen del të mos jetë i vetmi prodhues që thyen rregullat e emetimit të gazrave me modelet dizel.

Brende të njohura të autoprodhuesve si FIAT, Opel e Suzuki madje po shesin automobila shumë më të dëmshëm se sa që prodhonte Volkswageni, që u ndëshkua nga autoritetet botërore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Industria e automobilizmit pësoi goditje të madhe në shtatorin e vitit 2015, kur Qeveria amerikane detyroi Grupin Volkswagen të kthente rreth 500 mijë automobila pasi kishte gjetur një pajisje softuerike ilegale që mashtronte në testimet për emetim të gazrave te automobilat dizel.

Megjithatë, sipas një studimi të ri nga “Transport & Environment (T&E)”, jo vetëm një brend nuk po mund të përmbushte kriteret e kërkuara nga rregullat e reja për emetim të gazrave “Euro 6”. Del që Volkswageni nuk është ndotësi më i madh i ambientit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button