Francezët kërkojnë linja charter drejt Ohrit

Gjashtë kompani turistike nga Franca prej sot e kanë filluar vizitën e punës në Ohër për të shikuar mundësinë e zhvillimit të turizmit në këtë qytet dhe për të inicuar lidhje të reja me kompanitë turistike nga Ohri për të rritur numrin e turistëve francez në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë vizitë e ka inicuar kompania turke TAV që e ka me koncesion aeroportin ”Shën Apostol Pali’ në Ohër dhe nëpërmjet këtyre agjencive franceze kërkon rritjen e fluturimeve dhe rritjen e numrit të turistëve.

Serkan Karataj, përfaqësues i zyrës për marketing në TAV Maqedoni për këtë iniciativë ka thënë ”Presim rezultate pozitive nga kjo vizitë e operatorëve turistik në Francë që të fusin Ohrin dhe Maqedoninë në paketat e tyre turistike dhe kështu të rrisim numrin e turistëve në Maqedoni dhe Ohër për sezonet e ardhshme. Ne jemi të gatshëm që të ju mundësojmë fluturime charter nga qytetet e Francës drejt Ohrit, pasi të gjithë këto kompani kanë aeroplanët e tyre për të bërë këto fluturime.” tha Serkan Karataj, përfaqësues i zyrës për marketing në TAV Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button