Qeveria ka ngatërruar kabllot, edhe teknike edhe strategjike

Marrëveshja politike për krijimin e Qeverisë kalimtare që do të organizojë zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit rekomandon që kjo Qeveri kalimtare të merret kryesisht me çështje teknike, të cilat do të krijonin kushte për zgjedhje fer dhe demokratike, shkruan Portalb.mk.

Ligji nuk e obligon, por Qeveria në kushte fer- politike nuk do të duhej të merrej me vendime strategjike, përveç atyre teknike.

“Kjo është Qeveri kalimtare që duhet të krijojë kushte zgjedhje fer, demokratike dhe kredibile, prandaj duhet t’i kushtohet këtij mandati. Dispozitat ligjore nuk e definojnë këtë çështje. Ende nuk janë caktuar zgjedhjet zyrtarisht dhe për këtë arsye shfrytëzohen këto lëshime ligjore. Nëse mendojmë logjikisht, në moment që formohet qeveri teknike duhet teknikisht të udhëhiqen punët dhe jo të thellohet shteti në obligacione, kreditë … gjithë kjo shfrytëzohet për klientalizim. Por, nuk ka mekanizëm që të ndërpritet kjo. Gjeneralisht mendoj se në këtë periudhë të gjitha gjërat duhet të bllokohen e që do të mund të përdoren në fushatë parazgjedhore. Është normale se shteti duhet të funksionojë, policia, ushtria, arsimi … nuk është kontestuese”, sqaroi për Portalb deputeti i pavarur, Pavle Trajanov.

Sipas tij, nuk është normale në kësi përbërje të premtohet se do të rriten pagat. “Kjo praktikisht është korrupsion zgjedhor, duhet të dënohet dhe të pengohet aq sa është e mundur”, përfundoi ai.

Profesori universitar Abdulmenaf Bexheti thotë se nuk rekomandohet qeveri “teknike” me përbërje të këtillë, të debatoj për çështje strategjike që nuk kanë karakter teknik.

“Po futen në proces në të cilin e dinë se nuk do të bëjnë asgjë dhe në fund do të bëhet cirk. Është e pamundur parlamenti me këtë përbërje të miratoj dokumentin më të rëndësishëm për shtetin apo buxhetin për vitin 2017-të. Kanë qasje joserioze ndaj projekteve serioze kapitale. Por, konsideroj se është defokusim i vëmendjes që ju si gazetarë dhe ne si analistë, të merrem me këto çështje”, deklaroi Bexheti.

Kjo sjellje e qeverisë është kritikuar edhe nga opozita. Opozita është kategorike se këtë moment ka një qeveri teknike e cila nuk mundet të marrë vendime strategjike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button