Apple, marrëveshje me gjigantët kinezë

“Apple” firmosi një marrëveshje fitimprurëse me kompaninë më të madhe të celularëve në botë për numër abonentësh, “China Mobile”, informoi të hënën kompania amerikane.

Marrëveshja pritet të sjellë një “bum” shitjesh të “iPhone” në Kinë.

Dikur shumë popullor në vendin më të populluar të botës, “iPhone” ka humbur terren së fundmi nga hyrja në treg e “smartphone” të prodhuar prej Samsungut dhe kompanive të tjera kineze të hyra në treg.

Sipas analistëve, nënshkrimi i kësaj marrëveshje me “China Mobile” mund t’i sjellë “Apple” 10-40 milionë “iPhone” të shitur më shumë në vit. Në janar, në tregun kinez do të fillojë shitja e produkteve më të reja të “Apple”, “iPhone 5S” dhe “5C”.

Lajme të ngjashme

Back to top button