Cipras dhe Ban Ki-moon kanë biseduar edhe për emrin

­ Çështja për emrin e Maqedonisë ka qenë një nga temat për të cilat kanë biseduar kryeministri grek Aleksis Cipras dhe Sekretari i përgjithshëm i KB-­së, Ban Ki-moon, shkruan MIA.

Në takimin në New York ka qenë prezent edhe ndërmjetësuesi Metju Nimic, njoftoi korrespondenti i MIA-­s nga Athina. Sipas burimeve qeveritare greke, sekretari i përgjithshëm i KB-­së i konsideron për “tejet pozitive” masat për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Cipras nga ana e tij, ka përsëritur se Greqia ka qëndrim të fuqishëm për çështjen emrit, por se bën përpjekje të gjendet zgjidhje për emrin e ndërlikuar me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button