Poposki: Marrëdhëniet me Greqinë janë përmirësuar, por zgjidhja e çështjes së emrit akoma është larg

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, pas takimit me homologun grek Nikos Koxias në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, deklaroi se zgjidhja për dallimin rreth emrit kushtetues akoma është larg, por se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar, transmeton MIA.

“Në vazhdimësi në takimet tona punojmë në ndërtimin e masave të besimit. Ekziston lëvizje e konsiderueshme në pjesën e atyre qëllimeve të cilat i kemi projektuar dhe mendoj se kemi arritur ndonjë nivel të mirëkuptimit se kushtet në të cilat ekziston një çështje që është problem shumë serioz dhe në të cilën kemi qëndrime të ndryshme, më së miri është të koncentorhemi në të gjitha temat tona të cilat na lidhin dhe për të cilat edhe Maqedonia edhe Greqia kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe bashkërisht shohin drejt së ardhmes. Në këtë frymë po vijonë bisedimet dhe mendoj se në këtë frymë do të vazhdojnë pasi që kjo nuk është periudhë në të cilën ne mund ta zgjidhim çështjen më të rëndë shumëvjeçare në marrëdhëniet e mira bilaterale, por definitivisht është periudhë në të cilën mund ta përforcojmë percepcionin e dy vendeve të cilat kanë bashkëpunim normal dhe të cilat në rajon dëshirojnë të krijojnë klimë pozitive”, deklaroi Poposki për Televizionin e Maqedonisë nga New Yorku.

Ai shtoi se e ka shprehur brengosjen e tij të përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe të eruokomisarit Johanes Han për mendimet që të vendosen taksa në të holla dhe paraqitje paraprake për udhëtim nëpër BE për shtetas të vendeve të cilat kanë regjim pa viza falas. Sipas Poposkit, kjo zgjidhje eventuale do të ishte hap negativ dhe do t’i kthejë mbrapa të drejtat e lëvizjes së lirë nëpër Union. Mogerini dhe Han janë përgjigjur se kjo masë nuk është dakorduar si edhe sikur të dakordohej, nuk do të vihej shpejtë.

“Patëm biseda serioze me përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe me komisarin Han dhe me nënkryetaren Mogerini, rreth pasojave dhe pikëpamjeve nga ana jonë, nga vendet ballkanike të cilat janë kandidate apo kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se ky zhvillim do të ishte mjaft negativ. Nga ana e tyre u dërgua mesazhi se nuk presin që kjo të konstatohet për një periudhë të shkurtër kohore, i notojnë mesazhet tona të brengosjes, pasi që pas liberalizimit të vizave ky do të ishte sinjal pozitiv i cili në njëfarë mënyre do të thoshte regres i të gjitha angazhimeve të cilat i kemi pasur deri më tani për sigurimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në Bashkimin Evropian. Mesazhet e tyre janë se megjithatë nuk bëhet fjalë për diçka që është vendosur, se është e rëndësishme të dëgjohet edhe zëri jonë dhe nuk ndërmarrim hapa konkretë të kemi grup të vendeve anëtare në BE të cilat do të veprojnë në drejtim të dekurajimit të një rregullative të tillë”, deklaroi Poposki.

Lidhur me garën për përzgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Poposki thotë se është herët të parashikohet se kush do të jetë fituese, por se kandidati i Maqedonisë, Sërgjan Kerim është në mesin e pretendentëve më serioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button