Dhjetëra ditë pas tërmetit, ende asnjë raport për objektet e dëmtuara

Dhjetëra ditë pas tërmetit 5.1 ballë i cili tronditi Shkupin, ende nuk ka statistika te vlerësimit të rrezikut nga objektet e dëmtuara.

Menjëherë pas tërmetit Qendra për menaxhim me kriza hapi numrin 195 për paraqitjen e dëmeve, numër ky që u vërshua me telefonata nga qytetarët të cilët paraqisnin dëmet e tyre, ku vetëm për dy ditë u lajmëruan 500 qytetarë. Ekipe dolën në terren për të verifikuar dëmet dhe për të bërë analizë për rrezikun që u kanoset atyre që jetojnë në shtëpitë e dëmtuara, mirëpo edhe pas dhjetë ditësh ende asnjë institucion nuk ka dalë me raport të dëmeve.

Portalb kërkoi informacion nga Qendra për menaxhim me kriza lidhur me dëmet e paraqitura, duke kërkuar ndonjë statistikë për numrin e objekteve më të dëmtuara, në të cilat paraqitet rrezik për të jetuar, mirëpo nga aty na drejtuan tek Entit Seizmologjik pasi që sipas tyre te kjo qendër është bërë vetëm paraqitja e qytetarëve, e cila më pas i është dhënë këtij institucioni.

Nga Entit Seizmologjik i Shkupit për Portalb thonë qe ende nuk kanë raport dhe se janë duke bashkëpunuar me komunat.

Nga komuna e Çairit, Rami Qerimi bën të ditur për Portalb se deri me tani rreth 4 objekte janë shumë të dëmtuara, në të cilat nuk mund të jetohet mirëpo ende nuk ka përfunduar procesi i plotë për vlerësimin e objekteve a përbëjnë rrezik për jetesë.

“Nga analizat e kryera deri më tani është verifikuar se në rreth 4 objekte nuk është e sigurt të banohet shkaku i dëmeve të mëdha. Bëhet fjalë për objekte të vjetra, mirëpo ende nuk ka përfunduar verifikimi i të gjitha objekteve që kanë paraqitur ankesa për dëme”, tha për Portalb, Qerimi.

Ai shtoi se për momentin familjet e këtyre objekteve janë strehuar tek familjarët, kurse sa i përket dëmshpërblimeve, për atë vendoset në ingerenca më të larta, domethënë vendos Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button