Çfarë ndodh me fotografitë dhe pamjet, që fshihen nga një kompjuter?

Kur ju fshini një skedar në një kompjuter, mendoni se ndoshta ai është zhdukur përgjithmonë, por në fakt nuk është kështu, shkruan bota.al.

Fshirja e një skedari, vetëm sa i heq etiketën që i tregon kompjuterit se dosja është atje. Të gjitha të dhënat që kanë qenë pjesë e dosjes, do të jenë diku aty në hard- diskun tuaj. Është pak a shumë si të grisësh kopertinën e një libri, por duke i lënë të gjitha faqet e tjera – libri mund të ketë ikur, por informacioni është ende atje.

Dosja mund të fshihet vërtet kur kompjuteri ruan përfundimisht diçka të re, pikërisht aty ku dosja e vjetër ndodhet në disk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button