Violonistja Midori, soliste e koncertit të parë të sezonit të ri të Filarmonisë

Violinistja japoneze me karrierë ndërkombëtare, Miodri Goto më 6 tetor do të jetë soliste në koncertin “Jeta e heroit”, me të cilin Filarmonia e Maqedonisë do të fillojë sezonin e ri, shkruan MIA.

Ajo do të performojë Koncertin atraktiv për violonë dhe orkestër nga Erih Kornogold. Nën shkopin dirigjues të Emil Zabakov nga Bullgaria, do të interpretojë edhe vepërn komplekse simfonike “Jeta e heroit” nga Rihard Shtraus, pas të cilës ky koncert edhe është emërtuar.

Sezoni i ri koncertor 2016­/2017 do të paraqesë vepra të klasikëve por edhe të kompozitorëve nga Maqedonia, disa edhe me performansa premierë. Në këtë sezon, (fundi i janarit ose fillimi i shkurtit) do të bëhet edhe shpërngulja e Filarmonisë në mjediset e saj ­ në sallën e re të shumpëritur të koncerteve.

Drejtoriesha e Filarmonisë, Maja Çanaqieviq në pres konferencë tha se sezoni i ardshëm koncertor (tetor 2016 ­qershor 2017) do të ofrojë atë që është më e mirë dhe aktuale në skenat muzikore botërore.

Shitja e bllok biletave për tërë sezonin koncertor 2016/2017 filloi para dy javëve. Në ofertë janë ciklet tradicionale “Fortisimo, Meco” dhe “Pijanisimo”. Mund të blihen edhe në pikat për shitjen e biletave në Shtëpinë e ARM­së, si dhe në mënyrë elektronike në www.mktickets.mk dhe www.kupikartizase.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button