Borxhi publik i shtetit, Uzunov: Po krijohet traditë e euro-obligacioneve

Duhet të ketë borxh publik të qëndrueshëm dhe transparencë të lartë për gjendjen e borxhit publik në mënyrë që publiku të jetë mekanizëm korrekt. Kështu tha sot eksperti për çështje ekonomike dhe ish-ministri i financave, Nikolla Popovski. Sipas tij, borxhi i qëndrueshëm publik është një kategori e domosdoshme për rritje stabile ekonomike, transmeton televizioni 21.

Ndërkaq profesori universitar, Vanço Uzunov thekson se qeveria ka ndërmend të krijoj traditë sa i përket marrjes së euroobligacioneve.

“Nëse vazhdojmë kështu, atëherë do të kemi traditë 100 vjeçare që vazhdimisht të marrim nga një euroobligacion dhe qeveria sigurisht dëshiron të bëjë një traditë. Ndërsa, nuk mund të them shifra se sa do të rritet borxhi por definitivisht ajo do të thotë borxh edhe më i madh dhe ngarkesë më e madhe për gjeneratat e ardhshme të cilat nuk do të mund ta kthejnë”, tha  Vanço Uzunov, profesor.

Sa i takon shkallës së borxhit publik, Maqedonia gjendet në grupin e ekonomive me borxh të moderuar. Deri tani borxhi publik ka arritur në 5,7 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button