Maqedoni, shtet i “procedurës së shkurtuar” ligjore

Për shumë ligje në Maqedoni nuk zhvillohet debat i thuktë, ata kalojnë me “procedurë të shkurtuar”. Komisioni për financa dhe buxhet, të martën mes tjerash, u dha dritë jeshile propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës.
Njohësit e çështjeve juridike porosisin Kuvendin për kujdes më të madh gjatë miratimit të ligjeve, sepse kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm. Ekspertët porosisin që kuvendi të mos jetë vetëm makineri për të votuar por, më tepër të mendojnë në cilësinë e ligjeve, shkruan Portalb.mk.

“Për shumë ligje në Maqedoni nuk zhvillohet debat. Nuk zhvillohet debat as në Komisione kuvendore e as ne seancë plenarë dhe “shkel e shko” miratohen ligje. Në këtë mënyrë krijojnë kushte që  prej fillimit të dyshohet se vallë ligji është në interes të qytetarëve. Çka është me rëndësi, në raste krizash, parlamenti nuk jep hapësirë që ligjet të analizohen edhe nga opinioni publik edhe nga institucionet. Ajo që ndodh tash përsëri flet se parlamenti nuk e realizon kompetencën konform besimit që i ka dhënë qytetari”, tha për Portalb profesori universitar Osman Kadriu.

Sipas Mersel Bilallit, profesor universitar, parlamenti që moti është institucion i suspenduar.

“Parlamenti shërben vetëm për të legjitimuar vendimet dhe politikën jolegjitime që udhëhiqet nga një grup i nëntokës. Këtu bëhet fjalë edhe për deinstitucionalizim total të shtetit. Në fakt Gruevski deputetët e vet i trajton si “zhetona kazinoje” dhe i përdor kudo e si do vet. Ata nuk kanë të drejtë as të flasin e as të mendojnë ndryshe, nga ajo që mendon lideri. Andaj ata funksionojnë me teledirigjim nga nëntoka dhe si të tillë do të mbeten në histori si një turp historik. Ata respektojnë vetëm vullnetin e patronit të tyre, madje duke shkelë mbi nderin dhe dinjitetin e votuesve të tyre. Në një shtet demokratik, vet grupi parlamentar i VMRO-së do ta shkarkonte Gruevskin pas gjithë asaj që pamë në bombat e shefit të opozitës”, deklaroi për Portalb Bilalli.

Miratimi i ligjeve nuk është vullnet i parlamentit, tha ai.

“Ky është realiteti i kodit mental tonit, gjë e cila ka bë që të gjitha institucionet të cilat që moti janë vënë në shërbim të djallit, në vend të popullit. Prej këtu, edhe miratimi i ligjeve nuk është vullnet i parlamentit dhe indirekt i popullit, por i një familje të çuditshme gjer në palcë të kriminalizuar”, përfundoi Bilalli, shkruan Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button