46 mijë vende të lira pune në Gjermani

Nëse ke një zanat dhe dëshiron të punosh në Gjermani, mjafton të paraqitesh në zyrat e punës për t’u orientuar me procedurat se si mund të pajisesh me vizë pune, pa pasur nevojë të nisesh si azilkërkues, shkruan Top Channel.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi konfirmon kërkesën e Gjermanisë për të punësuar 46 mijë persona në punë që nuk preferohen nga gjermanët.

“Janë 46 mijë kërkesa nga sheti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë. Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”, tha Klosi.

Por, sipas Klosit, në zyrat e punës ka më pak kërkesa sesa pritej, për faktin se i pakët është edhe numri i atyre që kanë një zanat. Ndryshe paraqitet situata për infermierët, të cilët janë të kërkuar në Gjermani dhe vetëm për këtë vit, deri më tani, janë punësuar sipas rregullave 460 infermierë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Pershendetje jam nga kosova po qysh
    Tmuj me apliku per viz akishit mujt mendi mu
    Apo naj numer te ksaj axhensis ose qe numrin
    Tem +37745647014

  2. Pershemdetje jam nga maqedonia punoj si laborant ne spitalin klinik te tetoves kam interesim ju falemnderit

  3. Jemi nje qifte pa te ardhura të mjaftueshme dhe ende smundemi te bejme martesen ngase nuk sigurojme te ardhura minimale per filluar nje jete te re. Nese eshte e mundur te na shkruani Sa me parë në emailin tonë Ju lutemi….per ndryshe Edhe perfundon lidhja mes meje e shoqes sepse qe te dy duhet pranuar per partner dike tjeter me letra gjermane ???- shpresa vdes e fundit dot provojme permes kesaj faqe te zgjidhim problemin tone… Qe te dy posedojme profesionet tona Por, ne KS nuk munde te gjejme Pune. Ju lutemi per mirekuptim…?

  4. Jam rexhep azizi nga Maqedonija jam majstor mobilerije me pervoj pune jam i interesuar ju faleminderit per mirkuptim

  5. pershndetje jam besar xhaferi nga maqedoni e kam prefosin e zdruktarit po mund ene gjera tjera me punu ki esht numri im 071788330

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button