Gruevski “harron” që është lider partiak, paralajmëron aktivitete qeveritare

Ish kryetari i Kuvendit, tani lideri i VMRO-DPMNE-së, pas një pauze të shkurtër prap filloi të flet de facto si kryeministër, transmeton Portalb.

Shembull i fundit është për “promovimin e masave nga fusha e sportit”, të cilën e bëri sikur është duke e udhëhequr Qeverinë ose Agjencinë për të rinj dhe sport.

“Ne kemi skicuar që aktiviteti jonë i ardhshëm të jetë nëpërmes aktiviteteve dhe masave të ndryshme, dhënie mbështetje sportistëve dhe federatave sportive, që besojmë se do të na sjellin sukses më të madh”, tha Gruevski, pa shpjeguar se kush janë ato “ne”.

“Vendosëm për disa zgjidhje sistematike”, shtoi Gruevski pa precizuar se mendon në Qeverinë apo partinë.

Ai ka paralajmëruar sistem të masave për të cilat janë të nevojshme tatime të reja, liri nga tatimet, financim nga buxheti- gjithë aktivitetet e Qeverisë dhe jo të partive politike, transmeton Portalb.

Masa e parë parasheh që lojërat e fatit nëpër bastore në muaj të ndajnë 3% nga fitimi, ndërkaq lojërat e fatit në klub- automatet të ndajnë 1,5% të fitimit me qëllim financimin e federatave sportive, disiplinat e të cilave janë olimpike, si dhe për Komitetin olimpik të Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button