Aliu: Propozim ligjet për çështje të rëndësishme të mos kalojnë me procedurë të shkurtër

Komisioni për financa dhe buxhet u ka dhënë dritë jeshile propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar dhe propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim me procedurë të shkurtuar, raporton Portalb.

Për këtë çështje foli deputeti i PDSH-së Gazmend Aliu, ai mendon se këto dy ligje janë të rëndësishme dhe kërkojnë vëmendje më të madhe se sa po u kushtohet realisht.

“Çështjet për të cilat më shumë kemi pyetje nga qytetarët janë çështjet pronësore. Unë aspak nuk jam i kënaqur që këto propozim ligje kalojnë me procedurë të shkurtuar. Sa u takon propozim ligjeve, ka shumë probleme ne praktikë. Prandaj insistoj të mos jetë në procedurë të shkurtër. Frikohem se me këto propozim ligje do të ketë punë Prokuroria publike, sepse do të bëhen shumë dallavere”, tha Aliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button