Konflikti në PPD, Aliti akuzon për politizim të gjykatës, Vejseli nuk komenton

Gjykata e Apelit-Gostivar e ktheu në rishqyrtim vendimin për emërimin e kryetarit të PPD-së me anë të së cilës mori funksionin Faton Aliti, për shkak të presionit politik të ushtruar ndaj saj. Kështu shprehet për Portalb.mk Aliti i cili ka drejtuar gishtin te dy partitë parlamentare shqiptare, të cilat sipas tij, duke bërë trysni në gjykatë të merr vendime të pa-anshme, bëjnë dhe përpjekje për shkatërrimin e një partie opozitare si që është PPD-ja. Ai thotë që Gjykata e Apelit nuk ka asnjë vendim përmbajtësor për ta kthyer në ri-gjykim çështjen e emërtimit të kryetarit të PPD-së.

Nga ana tjetër, Abdyladi Veseli i cili pretendon po ashtu se është kryetar partie me arsyetimin se është zgjedhur nga kongresi i mbajtur me 10 shtator, thotë që nuk ka asnjë “arsye për të komentuar” pretendimet e Alitit.

Faton Aliti: Indikative është arsyetimi i vendimit për ta kthyer lëndën në rigjykim

“Të gjitha këto na bëjnë të dyshojmë se dikush është i interesuar që të instalojë persona të vdekur politikisht në partitë opozitare me qëllim ruajtjen e pozicioneve të veta”-u shpreh Aliti, duke aluduar në partitë parlamentare shqiptare.

Ajo që është indikative, sipas Faton Alitit, për të debatuar vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer lënden në rigjykim është arsyetimi i vendimit. Sipas vendimit, sqaron ai, i jepet të drejtë ankimuesit mbi mungesën e kuorumit të nevojshëm gjatë zgjedhjes së fundit të kryetarit, madje i jepet të drejtë ankimuesit edhe në pretendimin se Faton Aliti dhe disa persona të tjerë janë përjashtuar nga parita në mbledhjen e 19 dhjetorit.

Por sipas Alitit, për ekzistencën e kuorumit të nevojshëm ka video regjistrim të realizuar nga një medium lokal, ka listë prezence, fotografi dhe prova të tjera. Ndërkohë që, sipas tij, nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që do të vërtetonin se është mbajtur mbledhja në datën kur, sipas ankimuesit, është shkarkuar Aliti dhe disa anëtarë të tjerë.

“Mbledhja e Kuvendit qendror me 13.12.2015 ku meret vendim për thirjen e Kongresit dhe vihet në dyshim kuorumi, është incizuar nga një medium lokal. Ndërsa kongresi i janarit 2016 është incizuar nga më tepër mediume ndër të cilët edhe TVM2”-tha ai.

Foto 2
Foto 1

Aliti thekson se i ҫuditshëm është fakti pse Këshilli i Gjykatësve në Gjykatën e Apelit nuk e ka parë Përgjigjen në Ankesë dhe rrjedhimisht nuk e ka marrë në shqyrtim, ndërkohë që siҫ theksoi

“Poqëse përgjigja do të shqyrtohej, jemi të bindur se të gjitha dilemat që kanë patur gjykatësit do të ishin menjanuar. Për më tepër edhe oficialisht e kemi konstatuar në Gjyq se përgjigja në ankesë ka qenë pjesë e lëndes kur është dërguar në Gjygjin e Apelit në Gostivar. Ky lëshim (nëse është lëshim) kualifikohet si keqperdorim i detyrës zyrtare nga ana e këshillit gjygjësor, sepse nuk mund të thuhet se nuk ekziston diçka për të cilën dëshmohet e kundërta. Ata mund të thonë se nuk është relevante, por asesi se nuk ka patur Përgjigje në ankesë.” (Të shikohet Foto 1)

Sipas Alitit, argumenti më i fuqishëm është se të gjithë nënkryetarët dhe Sekretari Gjeneral janë po të njëjtët persona që kanë qenë në kohën kur Nexhat Bexheti ka qenë Kryetar e që siç theksoi “Këta persona mund me lehtësi të dëshmojnë për legjitimitetin dhe legalitetin e punës së organeve partiake që sollën deri te thirja e Kongresit në janar 2016, ku për Kryetar u zgjodh Faton Aliti”.

Abdyladi Veseli: Çdokush mund të thotë çfarë të dojë. Mua më ka zgjedhur kongresi

“PPD ka mbajtur kongresin e jashtëzakonshëm dhe më ka zgjedhur kryetar”– u shpreh Abdyladi Veseli i pyetur se çfarë ndodh në PPD.

Duke mos dhënë dëshmi për vendimin e kongresit dhe legjitimitetin e kongresit, Veseli nuk deshti as të komentojë asgjë tjetër, as akuzat e Alitit duke thënë “S’merrem me njerëz të rrugës. Nëse më pyetni për PPD-në, kjo është përgjigja. Me çështje tjera nuk merrem. Çdokush mund të thotë çfarë të dojë. Mua më ka zgjedhur kongresi.”

Foto 2
Foto 2

Ndryshe, vendimin e shkallës së parë ku Faton Aliti shënohet në regjistrin e partive politike si kryetar i PPD-së, pas ankimimit nga ana e të autorizuarit të Nexhat Bexhetit, Muhamet Halili (i punësuar në MPJ me thirje Ambasador), Gjykata e Apelit në Gostivar e anulon dhe e kthen në rigjykim (Të shikohet Foto 2). Domethënë e anulon dhe nuk e abrogon, që nënkupton se të gjitha veprimet e Faton Alitit në periudhën derisa është i shënuar në regjistrin e partive politike janë valide.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ” Gjithçka që eshtë në dam timin e në dobi të tjetrit (drejtit) – është e padrejtë dhe se. gjithçka që është në dobinë time e në dam të tjetrit është e drejtë”. Ashtu mendon gospodin Faton Aliti. Sot na qenka gjykata e apelacionit, ku kanë vëndos tre gjykatës, e partizuar!!!! po atëherë çka do të themi për gjykatësen që vëndosi vet pa fare argumente në favor të fodull Alitit (për të cilën përgjigjen e morri nga Naser Selmani në një debat televiziv) ?

  2. Msusi Zejnulla Salihi.Ti je dhander i Muamet Halilit ambasadorit te Thaçit,djalin e ke akoma te Thaçi,vet ishe deri dje te Thaçi bashk me Nexhat Bexhetin,Abdiladi Veseli nenkryetar i Thaçit.
    Ska problem te jesh me bindje te ndryshme politike,problem eshte prostitucioni politik.Ndersa ti je Arsimtar,dhe kushdo qe ta celen fejsbukun i vjen turp prej fjalorit tend

  3. O zejno,po ty edhe Muametin as fmija i juaj nuk u respekton,a e keni verejt ket pune osw jo.A e pyt veten Muameti pse sun gjeje nji mik?Kjo shkakton depresion si te ai ashtu edhe te fmija,ama frustrimet sheroni duke ndryshuar ju vet,mos tentoni ta ndryshoni boten.
    Per Abdyladin mos folim.Krejt Tetova me llagap e thirin,ndersa ai mendon se e lavderojn hijihihi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button