NSA mund të realizojë përgjimin edhe offline

Seritë që po vazhdojnë të lëshimeve nga NSA dhe programet e veta të spiunimit kibernetik mund të kenë ndikuar në ngritjen e dyshimeve për sigurinë.

Dhe qëndrimi offline, nuk është tashmë një mënyrë e sigurtë për t’i shpëtuar përgjimeve.Sipas një raporti nga New York Times, tani edhe ky rast ekstrem nuk garanton një ikje nga sytë e vëzhgimit të agjencisë amerikane.

Duke cituar dokumentet e lëshuara, raporti pohon që NSA ka zhvilluar “një teknologji të fshehtë” që futet në radio valë për t’iu qasur kompjuterëve dhe harduerëve, edhe të atyre që janë offline.

Ky rregullim mbështetet në një pajisje të bartjes së valëve transmetuese – si një USB, apo ndonjë lloj tjetër i pajisjeve periferike – që qëndron i lidhur në pajisjen në fjalë, ose nga ndonjë agjent, ose nga prodhuesi apo nga vetë përdoruesi.

Nuk ka dëshmi që teknologjia është përdorur ndonjëherë, por është një zhvillim problematik duke e ditur që agjencia tashmë është raportuar se posedon të gjitha format dhe mjetet për të fituar “dyer të pasme” për pajisjet e popullarizuara për konsumatorët, me qëllim përgjimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button