Universiteti duhet të jetë ndryshe

Sikur t’a kishin ditur ata njerëz që ndërmorën hapat e parë për themelimin e Univeritetit shtetëror të Tetovës, që t’a themelojnë një institucion arsimor siç është të posedosh një Universitet në gjuhën tënde amë,  besoj se nuk do t’a kishin bërë.

Pas një kohe realivisht të gjatë, e vizitova përsëri këtë institucion ku edhe vet kam diplomuar, por kur e shikonë mundimin e shumë njerëzve që kanë kaluar dhe kanë sakrifikuar gjithçka vetëm që të kemi një vatër ku të arsimohemi, dhe kur e shikon se në çfarë gjendje është kthyer apo më mirë thënë, e kanë sjellë këtë Universitet, me të vërtet është  në një gjëndjë për të qarë.

Ne shqiptarët e maqedonisë, na është dashur që çdogjë t’a fitojmë duke derdhur gjakë, bile edhe per t’u shkolluar na është dashur një gjë e tillë. Dhe përkundër gjithçkaje, përsëri këtë vatër arsimimi e kanë shndrruar në një shatab partiak, aty ku edhe sigurimi i Universitetit bëhet nëpërmejt partisë.

Aty ku çdogjë është shkatërruar, aty ku shumë profesorë nuk ju interesonë të kënë cilësi tek studentet, pasiqë vet nuk e posedojnë një gjë të tilë, aty ku pritet vetem të merret rroga dhe të mos ketë rezultate.

Është kjo gjendja që ky Universitet ka rënd pre e politikës, dhe është tejmase e papranueshem që ata profesor që janë të paktë në numër, dhe që janë shumë të pastër përsëri edhe ata nuk kundershtojnë asnjë lloj veçorie negative, që ndodhë brenda atij tempulli.

Se shumçka nuk është në rregull, e tregon edhe rangimi kundrejt Universiteteve tjera, si ne vend por edhe me gjërë, dhe këtu nuk besoj se ka shumë për tu thënë, pasiqë çdogje shihet.

Por siç ka thene edhe Ismail Qemali :’’nje fëmijë që fle rritet, nje popull që fle vdes’’, ne si duket çdogjë e marrim, se nuk na pengon dhe gjithçka që ndodhë e shohim me shumë indiferentizëm.

Shikojmë se arsimi është skajshëm i politizuar, shikojmë se njerëzit vriten, shikojme dhe dëgjojmë se çfarë bëhet në këtë institucion dhe shumë pak të rrallë janë ata që reagojnë, janë aq të frikësuar saqë edhe në diktakurë nuk besoj të ndodhë një gjë e tillë.

Po përse frigoheni o ju intelektual, që e llogaritni veten shumë lart, por që me sa shihet vetëm në letër i keni titujt, dhe jo në vepra. Përderisa nuk regoni kur ka kaq shumë probleme në atë Universitet, si mund të presin prindërit se ju do t’i mësoni fëmijët e tyre dhe se nuk do t’i ndani në baza politike.

Si mund të kete ky Universitet prespektive, ku ligjëruesi të tregonë simbole partiake gjatë ligjeratës dhe notat merren me sy mbyllur. Aty ku ai që ka lidhje partiake, nuk ka nevojë që të vij as në ligjerata për një apo dy vite, dhe përsëri diplomon para gjithë të tjerëve.

Si mundet të tolerohet një gjendje e tillë, janë shumë pyetje që si gjthnjë mbetën pa përgjijge, mbeten të neglizhaura dhë që për fat të keq as që llogariten nga ana e tyre si probleme dhe gjërë për t’u shqetësuar.

Alija Izet Begoviç e ka një shprehje shumë domethënëse, dhe që lidhet aq tepër bukur me popullatën tonë në maqedoni, ai thote:’’nëse komunizmi ka shkatërruar diçka tek një popull, ai është shpirti revolucionar’’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button