Volkswagen ka shënuar rritje të shitjes

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen (VW) njoftoi se shitja e makinave të saj në gusht është rritur për 6.3 përqind krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar, kryesisht në saj të fitimeve të mëdha në tregjet evropiane dhe kineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmirësimi i shitjes në Evropë dhe Kinë ka ndihmuar në rezultatin e përgjithshëm në tregun botëror për shkak të rënies së shitjeve në SHBA.

Kompania të premten njoftoi se Volkswagen Group, brende të së cilës janë Audi, Shkoda, Porsche, muajin e kaluar ka shpërndarë 759.400 makina.

Ky është një përparim i dukshëm në krahasim me 714.400 automjete në gusht të vitit të kaluar, muajin e fundit para shpërthimit të skandalit me defektin e softuerëve të cilat mashtronin në testin e emetimit të gazrave tek motorët diesel të Volkswagenit.

Në Evropë, në gusht VW ka shitur 264.500 automjete që paraqet një rritje prej 8.3 përqind, ndërsa në Kinë janë shpërndarë 323.600 automjete, ose 19.7 përqind më shumë se në gusht të vitit të kaluar. Sa i përket SHBA-ve, këtu shitja është ulur për 3.8 përqind, apo 54.300 automjete.

Për tetë muajt e parë të vitit 2016, janë shitur 6.6 milionë automjete, që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, paraqet rritje prej 1.6 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button