Titull për tërmet që ia nxjerr mendtë lexuesit

 [Recension: Tërmet prej 5,7 shkallësh: 13 të vdekur dhe 203 të lënduar]

Shembull shkollor për tekst, i cili me titullin e tij “ia nxjerr mendtë” lexuesit, për shkak se mendimi i parë që u shkon ndërmend qytetarëve të Maqedonisë gjatë javës së kaluar, është se bëhet fjalë për Maqedoninë, e artikulli është publikuar në mëngjes, pak kohë pas tërmetit të parë nga seria e tërmeteve relativisht të fuqishme, që ndodhën në vendin tonë deri dje.

Tërmeti i parë që ndodhi në orën 7 të mëngjesit të dielën ishte me intensitet prej 4,4 shkallësh sipas Shkallës së Rihterit, mirëpo këtë informatë ndoshta atëherë dikush e ka lexuar, e dikush jo. Prandaj, publikimi i tekstit me një titull të këtillë, në kohë të këtillë (në orën 9.43) – gjegjësisht në kohë kur shumë qytetarë në paraditen e 11 shtatori përpiqeshin të informohen për fuqinë e tërmetit, a ka të lënduar dhe çfarë dëmi material është shkaktuar – është për t’u dënuar! Теksti me një titull të këtillë nuk është asgjë tjetër përveç një tentim i thjeshtë manipulues për të fituar sa më tepër klikime, në llogari të mbjelljes së frikës dhe krijimit të panikut në mesin e qytetarëve.

zemjotresLinku deri te artikulli origjinal: Tërmet prej 5,7 shkallësh: 13 të vdekur dhe 203 të lënduar

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2016  9:43

Data e recensionit: 15.09.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

SHPESHHERË SHIHEN VETËM TITUJT

Fillimi i tekstit, dorën në zemër, e sjell informatën për atë se ku ka ndodhur tërmeti, mirëpo në rrjetet sociale dhe në agregatorët e lajmeve shihet vetëm titulli, që në shikim të parë mund të krijojë asocim me Maqedoninë. Lexuesi do ta zbulojë informatën se tërmeti ka ndodhur në Tanzani në qoftë se e hap tekstin.

“Së paku 13 persona e humbën jetën dhe 203 u lënduan në tërmetin e fuqishëm që e goditi Tanzaninë. Numri më i madh i viktimave dhe i të lënduarve janë në pjesën veriperëndimore të vendit, në qarkun Bukoba”.

Mirëpo, nëse dikush informohet vetëm nga titujt, që nuk është rast i rrallë, për shkak se ka lexues që i lexojnë vetëm titujt, atëherë ai do të nuk do të jetë i informuar plotësisht.

Nën tekstin që e recensojmë ka edhe reagime nga lexuesit që konsiderojnë se me titullin janë manipuluar. Komenti i njërit nga lexuesit është se “teksti e keqpërdor situatën aktuale në Shkup”.

TEKSTI “QË SHKAKTON PANIK” KA EDHE GABIME

Теksti, përveç asaj që përhap panik në mesin e qytetarëve, jep edhe informata të gabuara. Si kryeqytet i Tanzanisë është shënuar Das es Salam (që është shkruar gabimisht, duhet të jetë Dar es Salam), mirëpo ai është qyteti më i madh, e jo edhe kryeqytet. Në fakt, kryeqytet i Tanzanisë, që nga viti 1996 është Dodoma. Kjo vërejtje është bërë nga një lexues që jeton në Tanzani.

“Dridhja ishte me intensitet prej 5,7 shkallësh sipas Rihterit. Dëme në kryeqytetin e Tanzanisë, Das es Salam, nuk janë regjistruar”.

Përveç kësaj, informata për tërmetin në Tanzani nuk është konfirmuar askund, nuk ka as deklarata zyrtare, që do të thotë se nga materiali i ofruar nuk mund të konstatohet vërtetësia e tij.

Теksti me titullin e tij përhap panik dhe frikë në mesin e qytetarëve, që është në kundërshtim me të gjitha normat profesionale, etike dhe morale të gazetarëve. Në situata të krizës, siç janë tërmetet, detyrë e gazetarit është të informojë drejt dhe me këtë rast sa më shumë që është e mundur të kontribuojë në parandalimin e përhapjes së panikut, e jo ta nxisin atë!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button