Cila vlen më shumë diploma apo libreza partiake?

Jemi dëshmitar të emigrimit në vazhdim e sipër të elitës rinoro-intelektuale, ku njëra pjesë emigron në izolimin e butiqeve apo kafeneve dhe, tjetra pjesë në pastrimin e banesave europiane ose në baushtellet diasporiane.

E shtrohet pyetja se ata janë të pakënaqur me pagën universitare të cilën nuk e morrën kurrë, u treguan të paaftë në punën e profesionit të tyre që nuk e shijuan asnjëherë, apo thjesht përveç diplomës nuk kishin lidhjet e duhura partiake për të vazhduar ëndrrën e tyre.

Mbi të gjitha, këto pikëpyetje vlejnë edhe mbi faktin, se pse UT- ja mbeti jashtë listës së ligjit për shpërblimin e 100 studentëve më të mirë me punësim.

Vallë nëse prindërit tanë na lanë trashëgimtarë neve, kjo gjeneratë refugjate, pritet të farësoset maksimalisht në aspektin kombëtar, pasi vendet e punës rezervohen nga servilët dhe lojalët e sllavëve, kurse vetvetistët po qëndrojnë me shpresë që dalë ngadalë të gjejnë rrugëdaljen e largimit, prej kësaj zone ` Burdushiste `, ku njerëzit me më shumë diploma se sa çorape si rasti i Avni Avdiut apo Iljasa Salihut, duhet të qëndrojnë në shtëpi të merren me kalljen e koftorit, pasi me menaxhimin akademik të arsimimit, duhet të merren të padiplomuarit në tentativë diplomimi për të shtuar rejtingun në diapazonin partiak.

A janë gati se të gjitha fakultetet në Ballkan të politizuara, ndoshta përveç Sllovenisë, Kroacisë, apo Sërbisë, të tjerat besoj se po, por nuk qëndron problemi tek politizimi i fakulteteteve apo institucioneve tjera publike, sa qëndron problemi tek personat e politizuar, të cilët më shumë u ngritën në tituj  përmes librezave partiake se sa bagazhit të tyre intelektual, aq të dyshimtë të bënë fakti që pjesa dërmuese e profesorëve universitar, po koketohen nga rrjeti i militantëve partiak ku përmes të cilëve kryhen lloje të shumta favoresh partiake si; intervencat, diplomimet, punësimet etj.

E me të gjithë këtë realitet të hidhur, i cili kryhet pa fije morali e turpi, në sy të të gjithë studentëve të frikësuar, e të sehirezuar, i sheh asistentët dhe referentët të inkuadruar në punë me anë të lidhjeve farefisnore, ndërsa Profesorët/et që japin nga një milion lëndë, duke mos u mërzitur fare për punësimin e studentëve, pasi mu ata janë shkaktarët e zaptimit të vendit të punës së studentëve, pasi e kanë okupuar sistemin dhe nuk lënë askëndin të ju depërtojë në mes, kurse në anën tjetër mu ata Profesor/e mundohen me anë të motivimit se do bëhet më mirë, të rrisin sasinë e produktivitetit në arsimin tonë, që dita-ditës po i shtohet doza e naivitetit.

E krejt në fund, të gjithë ata studentë, që mendojnë se diploma vlen më shumë se libreza partiake, ende nuk e kanë kuptuar se punësimi në intitucionet arsimore, mvaret prej numrit të flamurave të varur nëpër banderat betonike, se sa prej indeksit të mbushur nga notat me mësime maratonike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button