Orban: Zgjedhjet në Maqedoni i anuloi faktori i jashtëm

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në fjalimin e tij në Universitetin Andrashi në Budimpeshtë ka kritikuar Maqedoninë sepse në disa raste anuloi zgjedhjet, duke theksuar se anulimet e zgjedhjeve janë bërë nën presionin e faktorit të jashtëm, transmeton Portalb.

“Ne nuk mund ta trajtojmë Ballkanin si gropë të zezë. Nuk mund ta injorojmë atë që politikanë më i famshëm në Bosnje është Erdogani, të injorojmë atë që zgjedhje demokratike u anuluan në Maqedoni nën presionin e faktorit të jashtëm”, është përgjigjur Orban, në pyetjen për politikën e Hungarisë në Ballkan dhe krizën e refugjatëve që po kalon në rajon.

Orban orvatet për ta mbajtur kufirin maqedono-grek të mbyllur edhe më tutje./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button