Fenomen: Askush nuk e di (ose s’do të tregojë), kur dhe a ka Qeveria seanca

Publiku në Maqedoni aspak nuk e di se kur Qeveria mban mbledhje, çka vendos dhe kur janë seancat tjera që vijojnë. Shumë rrallë ka kumtesa të tipit “Qeveria në seancën e sotme solli vendim…” ose “Qeveria sot ka debatuar”, ndërkaq asnjëherë paralajmërime të tipit “Qeveria nesër…”, transmeton Portalb.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev nuk është përgjigjur në pyetjen e Agjencisë së lajmeve “Meta” se kur i mban mbledhjet Qeveria.

Misteri vazhdon edhe në ueb faqen e Qeverisë, në të cilën ka të dhëna nga mbledhja e fundit më 14 gusht (pas vërshimeve të 6 gushtit, ku është vendosur që të dëmshpërblehen familjet e prekura).

Ndryshe, në Serbi për shembull, paralajmërohet çdo mbledhje e Qeverisë dhe pas mbarimit për një kohë të shkurtër publikohen edhe vendimet nga mbledhja. Praktikë e njëjtë ndodh edhe në Kroaci. Në ueb faqen e Qeverisë së Bullgarisë publikohet edhe rendi i ditës, tek pastaj edhe kumtesa nga përfundimet, transmeton Portalb.

Në nenin 7 nga ligji për Qeverinë qëndron se:

1. Qeveria është e obliguar që ta njoftojë publikun për punën e saj dhe realizimin e programit nga Neni 6 i ligjit.

2. Qeveria nuk publikon informacione që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale, sekret shtetëror, si dhe për të dhëna personale të qytetarëve në pajtueshmëri me ligjin që rregullon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

3. Çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e informimit të publikut për punën e Qeverisë, rregullohen me rregullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button