Finalja e Ligës së Kampionëve më 2018 do të mbahet në Kiev

Finalja e Ligës së Kampionëve në futboll, më 2018, do të mbahet në Kiev, bëri të ditur Federata Evropiane e Futbollit – UEFA.

“Ukraina do të jetë nikoqire e finales së Ligës së Kampionëve më 26 maj, 2018”, tha Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Finalja do të mbahet vetëm disa javë përpara se në Rusi të nisë Kampionati Botëror i Futbollit.

Shqetësimet për sigurinë, megjithatë, mbeten, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Një tjetër shqetësim është racizmi. UEFA pati gjobitur klubin Dynamo Kiev për shkak të sjelljes raciste të tifozëve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button