Vetëdija kombëtare në Ballkanin e komplikuar

Europa perëndimore po shijonte industrializmin, ballkani po përgatitej për lëvizjet nacionaliste. Serbia filloi lëvizjen kombëtare në vitin 1504-1515 (para lindjes së ideologjisë së nacionalizmit). Greqia gjatë viteve 1821-1830. Shqiptarët vetem pas vitit 1878-1912. Popujt ballkanik po ëndërronin industrializmin e Europës perëndimore, ato vazhduan të ëndërrojnë duke u përplasur në mes veti. Popujt e ballkanit nuk shikonin si të ngriten bashkë, por si ta rrëzojnë njëri tjetrin u trazuan bashkë – ky është Ballkani i komplikuar.

Internacionalja socialiste ka dështuar – e improvizuar si internacionaliste fshihet nacionalizmi shllav kunder shqiptarëve me politika ekspansioniste. Nacionalizmi Shqiptar do të duhet të mbetej I fort atëherë kur është dashur të jetë i fort – vetem me vetëdije kombëtare arrihet mbijetesa në Ballkanin e komplikuar.

Si është gjendja e shqiptarëve sot? Shqipëria u shpall shtet në vitin 1912 me përkrahjen e Austro-Hungarisë, 28.000 km ishte SHQIPËRIA. Ku mbeten tokat tjera shqiptare? Sot Kosova është shtet mirëpo jo si projekt I ‘Nacionalizmit Shqiptar’ por si projekt perëndimor. Ky është realitet, shtetin tonë duhet ta pranojmë bashkë me simbolet që përfaqësojnë Republikën tonë. Konsolidimi i Republikës sonë është hapi më I rëndësishëm në fuqizimin e çështjes shqiptare. Duke ju shamangur çdo lloj destruktizimi nacionalist, çdo retorik politike” Pragmatizimi duhet të jetë strategjia jonë.

Ekziston “Kombi Kosovar”? kjo çështje po ngrihet publikisht. Unë I kam të qarta teoritë rreth kombit, I kam të qarta tezat që mbështesin promovimin e “kombit kosovar” nga proklamuesit e tij. Teoritë që stimulojnë “kombin kosovar” janë teori që mbështeten tek praktika e kombit amerikanë. Të gjithë amerikanët ishin emigrantë, emigrantët e parë emigruan si pasoj e persekutimeve fetare dhe politike në Angli. Pra, shumë njerëz nga çdo popull I botës emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjitha identitetet kombëtare shkrihen në një identitet amerikan. Sa i përgjigjen këto teori realitetit të Ballkanit të komplikuar? Serbet, turqit ashkalitë, egjiptianet, romët të shkrihen tek identiteti “kosovar” Hhqiptari I Kosovës ta shoh veten edhe si kosovar por jo t’a konsideroj veten inferior ndaj identitetit kombëtar shqiptar . Nëse ndiqen teoritë e kombit stimuluese tek praktika amerikane atëherë në “Kombin Maqedonas” duhet të përfshihen edhe shqiptarët! Kjo tingllon absurde tek praktika europiane dhe ballkanese, por jo edhe tek realiteti amerikan.

Cila është vetëdija kombëtare shqiptare sot? Nuk duhet të jetë arma as gazi, këngët “nacionaliste” apo fjalimet e entuzizmuara. Për të pasur pozicion konstant në Ballkan duhet t’I përshtatemi gjeopolitikës aktuale dhe gradualisht ta ndryshojmë me metoda pragmatike – Kosova është shtet dhe kjo nuk duhet të kontestohet as më pak nga shqiptarët. Ne duhet të avancohemi në arsim, të forcohemi në ushtri( Kosova ta themloj) të industrializojmë ekonominë përmes efekshmërisë së ekonomisë së tregut, të punojmë në sundimin e ligjit. Kush do t’I ketë këto prioritete ELITA AKTUALE POLITIKE SHQIPTARE? Jo, elitat politike shqiptare kanë degraduar nga misioni I tyre fillestar. Në Maqedoni mbrohet Gruevski, shqiptarëve ju bëhet thirrje të mos e pranojnë shtetin, vetem duke pasur ndikim në shtet shqiptarët e Maqedonisë mund të formojnë shtet. Korrupsioni, krimi organizuar, uzurpimi, haraci – fenomene të përditshme në Kosovës dhe pjesët tjera shqiptare, mjerimit politik I shtohet edhe mohimi I Republikës për interesa klanore politike. Nacionalizmi Shqiptar mbetet nacionalizëm që do ta forcoj kombin shqiptar jo në emer të tij ta denigroj Kombin SHQIPTAR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button