Pas serisë së tërmeteve deri dje në mesditë kanë kyrer kontroll për stabilitetin e 71 objekteve

Instituti për Ixhinieri të Tërmeteve (IZIIS) deri tani ka kryer vlerësim të stabilitetit të 71 objekteve pas serisë së tërmeteve që nga e diela po regjistrohen në rajonin e epiqendrës në Shkup.

Ekipet e IZIIS deri dje në orën 12 kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësim për stabilitet të 16 kopshteve, 22 shkollave fillore dhe tetë të mesme, një fakultet, pesë institucione shëndetësore, një gjykatë, tetë objekte administrative dhe 10 ndërtesa.

“Në objektet që u vizituan stabiliteti nuk është prishur. Në hapësira të caktuara në një pjesë të objekteve janë konstatuar dëmtime të caktuara jokonstruktive. Në rastet ku këto dëmtime jokonstruktivne janë të konsiderueshme, këto hapësira janë mbyllur për përdorim për shkak dëmtimeve të mëtejme eventuale në kushte të tërmeteve të mundshme të ardhshme”, deklaroi Radimila Shaliq nga IZIIS.

Ajo shton se në personave përgjegjës të këtyre objekteve u është dhënë rekomandim t’i ndjekin dëmet në periudhën e ardhshme dhe nëse nevojitet sërish t’i ftojnë ekipet nga IZZIS.

Ekipet e IZIIS edhe sot janë në terren dhe i vizitojnë objektet nga interesi publik me qëllim të bëjnë vlerësim të stabilitetit.

IZIIS fillimisht bën vlerësim të stabilitetit të objekteve nga interesi vital për qytetin, ndërsa për vlerësimin e sigurisë të objekte për akomodim individual janë të obliguara komunat.

Në numrin 195 qytetarët mund të paraqesin vetëm nevoja nga vlerësimi i sigurisë së objektit, e jo për vlerësimin e dëmeve për dëmshpërblim. Nëse nuk mund të marrin linjën e lirë në numrin e telefonit falas për thirrje urgjente 195 të dërgojnë të dhëna (emër, mbiemër, numrin e telefonit për kontakt, adresën e saktë dhe përshkrim të shkurtër të dëmit të shkaktuar nga tërmeti) [email protected]. dhe [email protected].

Në linjën telefonike falas 195 prej pardje janë regjistruar rreth 500 paraqitje për lajmërim të dëmeve të objekteve në serinë e tërmeteve. 

Në tre ditët e fundit Shkupi dhe rrethina u goditën nga një seri tërmetesh prej të cilave më i fuqishmi u regjistrua të dielën në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballë sipas Riterit. Mbrëmë në orën 01:32 shkupjanët ndjenë tërmet të ri me magnitugë prej 3,2 sipas shkallës së Riterit.

Tërmetet shkaktuan shqetësim te popullata, ndërsa ndihmë mjekësore pas tërmetit deri tani kërkuan më shumë se 100 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button